Si edhe vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, edhe deputetet e kësaj force politike duket se gjuhën e ashpër e kanë një formë taktike që fatkeqësisht nuk funksionon gjithmonë për të mos thënë që asnjëherë.
Duket se shpirti opozitar i ka mbërthyer dhe personi që i udhëheq herë pas herë është një demostrim i këtyre rasteve.
Kujtojmë këtu çizmen e famshme në parlament, që “fluturoi” nga njëri cep në cepin tjetër të sallës. Edhe pse që prej asaj dite, Kryemadhi nuk ka pasur më akte të tilla (ndoshta prej Presidentit Meta që siç e ka thënë e ka qortuar), duket se vendin ia ka lënë deputeteve të saja të reja në moshë.
Dy prej tyre janë Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi. Bashkë me deputetë e Partisë Demokratike, edhe këto të fundit i bashkohen çdo protesteje duke bërë deklarata të ashpra që veç impaktit negativ nuk duket të sjellin diçka tjetër.
Sot tek protesta e Unazës së madhe
Kejdi Mehmetaj: Mos e lejoni më këtë njeri, mos kini më mëshirë për këtë njeri, mos kini më durim dhe as mëshirë për Edi Ramën që është kthyer tashmë në simbol të shkatërrimit dhe të dhunës.
Floida Kërpaçi që tregon “dhunën” gjatë protestës
“Realiteti është që unë jam gjetur e gjakosur. Mund ta shikoni fare mirë në videon më përpara. Bluza ime ishte komplet e gjakosur. Nuk po mundja ta ndaloja presionin derisa fillova ta kontrolloja veten dhe të vija në ndjenja, se situata ishte jashtëzakonisht shumë e vështirë.”
Floida dhe Kejdi tentojnë të pengojnë Taulant Ballën të japë deklaratë:
Përgatiti: AlpeNews.al






