Ngjarja e 4 tetorit në zonën e ish bllokut, ku mbeti i vrarë një person e u plagagosën të tjerë vijon të zbardhi ende detaje të reja, e priten akoma të tjera.
Një nga “protagonistet” e ngjarjes është këngëtarja Elvana Gjata e cila duket se ka “hyrë” në këtë ngjarje pas të fëjuarit të saj, Ervin Matës.
Pas shumë veprimesh disi të pakuptueshme, ku këngëtarja u largua menjëherë jashtë Shqipërisë, u shpall në kërkim policor, i mbaroi afati, Gjata është bërë e “gjallë” vetëm dy ditët e fundit.
Siç edhe u mësua, mbrëmjen e 22 nentorit Elvana ka ardhur në Shqipëri nga Vjena ka dhënë dëshminë e mësohet të jetë larguar përsëri, për arsye shëndetësore siç e thotë edhe vetë ajo.
Në dëshminë e saj, ajo thekson se mbrëmjen e 4 tetorit i ka dhënë vetëm çelsin Ervin Matës jashtë lokalit e më pas është larguar. Një pjesë tjetër disi e dyshimtë është se këngëtarja thotë se me të fejuarin e saj nuk ka pasur asnjë lloj kontakti.
Sot, Elvana Gjata dhe familja e saj u morën në mbrojtje nga policia pas kërcënimeve të shumta që kanë pasur disa ditë pas ngjarjes.
Mbetet ende enigmë se kush e ka kërcënuar këngëtaren. Nëse vërtet është siç shprehet ajo Elvana nuk duket të ketë pasur lidhje me ngjarjen që ka ndodhur brenda lokalit “Monopol”.
Arsyet mund të jenë disa”
Elvana ka dijeni për ndonjë nga “punët” e të fejuarit të saj, që dyshohet se konfliktin e ka shkaktuar për pazaret e drogës.
Elvana i njeh personat që shoqërohet Ervin Mata por kërcënohet të mos flasë për to (kujtojmë se janë ende në kërkim).
Elvana ndihet në kërcënim nga komentet në rrjetet sociale. Kujtojmë se vetëm para pak ditësh këngëtarja ka mbyllur profiling e saj në “Instagram”, pasi iu “publikua” edhe lëvizja më e vogël.
Cilado qoftë arsyeja, dëshmia e këngëtares është i vetmi fakt në këtë moment që pritet ti ndihmojë hetimeve.
Përgatiti: AlpeNews.al


