• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
G-20/ Nënshkruhet marrëveshja e re tregtare për Amerikën e Veriut
Home
Nderkombetare

G-20/ Nënshkruhet marrëveshja e re tregtare për Amerikën e Veriut

30 November, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës nënshkruan të premten një marrëveshje të re tregtare për Amerikën e Veriut.

Donald Trump, Justin Trudeau dhe Enrique Pena Nieto e nënshkruan paktin, përpara hapjes së takimit të grupit të G-20s që zhvillohet në Argjentinë.

Ajo do të njihet zyrtarisht si marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) dhe që të hyjë në fuqi kërkohet miratimi i ligjvënësve të të tre vendeve.

Vëllimi i tregtisë mes tre vendeve do të arrijë një total vjetor prej 1.2 miliardë dollarësh.

Marrëveshja e re zëvendëson NAFTA-n, një pakt që presidenti amerikan Trump e pati kritikuar fort gjatë fushatës së tij presidenciale, duke e quajtur marrëveshjen më të keqe tregtare në histori. Sipas zotit Trump NAFTA ishte arsyeja për humbjen e vendeve të punës së amerikanëve në industrinë përpunuese, prej hyrjes së saj në fuqi në 1994-n.

Kur të tre vendet ranë dakord mbi marrëveshjen e re, më parë gjatë këtij viti, udhëheqësi amerikan e quajti atë një “marrëveshje historike, që do të bëjë siç tha që paratë e vendet e punës të derdhen në Shtetet e Bashkuara dhe në Amerikën e Veriut.”

Gjatë asaj periudhe një nga përfaqësuesit kryesor të institutit amerikan Brookings Joshua Meltzer, i tha Zërit të Amerikës se marrëveshja e re nuk ishte shumë e ndryshme nga NAFTA.

“Nuk do të thoja se është një marrëveshje krejt ndryshe.” tha zoti Meltzer. “Bëhet fjalë për një marrëveshje mbi 20 vjeçare (duke iu referuar NAFTA-s) dhe është e qartë se ka nevojë të përmirësohet. Padyshim shohim rritje të prirjeve proteksioniste në disa sektorë veçanërisht atë të makinave. Por në përgjithësi është një përmirësim me informacionin më të fundit të një marrëveshjeje tregtare, është gjithëpërfshirëse dhe në tërësi shumë e mirë për përmirësimin e koordinimit mes tre ekonomive“, tha ai./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DERBI ME PARTIZANIN/ Alban Tafaj: Ka ardhur momenti i Tiranës, ja ku çalon klubi
Previous article PREKËSE/ DERBI KA EMRIN E TIJ: Babai i LEOS përlot SHQIPTARËT me foton në stadium (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT