• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRCËNIMI NGA RUSIA/ NATO merr masat. ANIJE e AVIONË gati në Detin e Zi
Home
Nderkombetare

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ NATO merr masat. ANIJE e AVIONË gati në Detin e Zi

30 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka deklaruar se anijet e NATO-s në mënyrë rutinore po patrullojnë në Detin e Zi dhe se Aleanca do të vazhdojë të vlerësojë praninë e saj në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

nato

Duke folur për AA në Bruksel, Lungescu tha se NATO ka rritur ndjeshëm praninë e saj në Detin e Zi, që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë në vitin 2014.

“Sot, anijet e NATO-s në mënyrë rutinore patrullojnë dhe ushtrojnë në Detin e Zi”, tha Lungescu, duke shtuar më tej se, “Tashmë në Detin e Zi ka shumë prani të NATO-s dhe ne do të vazhdojmë të çmojmë praninë tonë në rajon”.

Komentet e saj vijnë pasi presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, që t’i dërgojnë anijet e tyre në Detin Azov për të mbështetur vendin e tij.

Gjatë intervistës së saj, Lungescu theksoi se anijet e NATO-s këtë vit kaluan 120 ditë në Detin e Zi, krahasuan me vitin 2017 kur kaluan 80 ditë.

“Disa aleatë kryejnë patrullimin ajror të NATO-s në rajon dhe aleatët kryejnë fluturime të rregullta zbulimi mbi Detin e Zi. Ne po ashtu kemi një brigadë shumëkombëshe të drejtuar nga Rumania me seli në Craiova. Tre anëtare të NATO-s, Bullgaria, Rumania dhe Turqia, janë shtete bregdetare me aftësitë e tyre kombëtare të dislokuara në rajonin e Detit të Zi”, shpjegoi Lungescu.

Të dielën, jashtë Krimesë Rusia pushtoi dy anije të marinës ukrainase dhe një rimorkio detare, së bashku me 23 anëtarë të ekuipazhit, duke akuzuar Kievin për hyrje në ujërat e saj dhe për provokim të një konflikti.

Rusia ndërhyri përderisa anijet e Ukrainës po zhvendoseshin nga porti i Detit të Zi të Odesë në portin e Mariupolit në Detin Azov.

Ukraina po ashtu akuzoi anijet luftarake ruse për hapjen e zjarrit mbi anijet, duke pohuar se pjesëtarët e ekuipazhit ishin plagosur dhe anijet ishin konfiskuar nga Rusia.

Rusia dhe Ukraina mbetet në mosmarrëveshje që nga viti 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë pas një referendumi të diskutueshëm.

Turqia si dhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB), e konsideruan aneksimin si të paligjshëm.

Ukraina po ashtu ka fajësuar Rusinë për dhunë separatiste në lindje të Ukrainës, pranë kufirit me Rusinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AUTOBUSI PËRPLASET ME TAKSINË/ 5 të vdekur në Hong Kong
Previous article EKSTRADOHET NGA HOLANDA VRASËSI I "SHUMËKËRKUAR"/ Ja detajet e NGJARJES së ndodhur në DURRËS

Isa.Autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje Botë

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT