• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“29 NËNTOR”/ Meta: Nderoj LANÇ-in, asnjë nostalgji për Enverin. Ç’mendoj për Ramizin
Home
Politikë

“29 NËNTOR”/ Meta: Nderoj LANÇ-in, asnjë nostalgji për Enverin. Ç’mendoj për Ramizin

29 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Presidenti Meta ka folur sot në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu lidhur me figurat e Ramiz Alizë dhe Enver Hoxhës.

Për figurën e Ramiz Alisë, Meta është shprehur se “bëri përpjekje të rëndësishme për ta ulur avionin sa më butë në pistën e pluralizmit dhe të demokracisë”. Ndërsa lidhur me figurën e diktatorit Hoxha, Meta tha se “Unë nuk kam asnjë lloj nostalgjie për Enver Hoxhën”.

“Ajo që mund t’ju them është që gjithmonë kam pasur dhe kam një vlerësim dhe nderim për Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Në Shqipëri kjo rezistencë ka filluar pa u krijuar as Partia Komuniste dhe pa u njohur as Enver Hoxha. Enver Hoxha ishte një produkt i kësaj lufte dhe i mënyrës se si ajo u zhvillua apo qoftë edhe u manipulua në një mënyrë të caktuar. Kështu që nderimi im për LANÇ-in nuk ka asnjë lidhje me ndonjë nostalgji për figurën e Enver Hoxhës”, – ka sqaruar kreu i shtetit.

PJESE NGA INTERVISTA

BLENDI FEVZIU: A mendoni se Ramiz Alia në fund të viteve ‘80 bëri ç’të mundej që të krijonte një kalim më të butë të pushtetit? Dhe e dyta, a ishte ai po aq fanatik sa Hoxha?

PRESIDENTI META: Me ç’na kanë parë sytë pas 1990-s nuk mund të themi se ai nuk bëri përpjekje të rëndësishme për ta ulur avionin sa më butë në pistën e pluralizmit dhe të demokracisë. Sepse ne shohim një nivel të jashtëzakonshëm të intolerancës edhe sot pas 28 vitesh, është e papranueshme, jo më në atë kohë kur Shqipëria ka qenë në një situatë mjaft të rëndë, edhe ekonomike, edhe sociale për të cilën nuk mund të bëhet përgjegjës thjesht Ramiz Alia si individ, pasi kjo situatë dramatike kishte nisur që me prishjen me Kinën. Kuptohet që në një situatë kaq të polarizuar për shkak të luftës së klasave dhe pasojave mjaft të rënda të saj te një shtresë e madhe e popullsisë dhe te situata ekonomike e tmerrshme, po të kemi parasysh kohën e tollonit e të 80 % dhe të gjithë fenomeneve të tjera, ka qenë mjaft e vështirë për të ecur drejt hapjes dhe drejt demokracisë, pasi ishte akumuluar me të drejtë një mllef shumë i madh.

BLENDI FEVZIU: Z. Meta, herë pas here kam parë t’ju akuzojnë ose kam parë edhe të jeni në qendër të vëmendje për një lloj nostalgjie, po e quaj, ndaj Enver Hoxhës sidomos pranisë së përdorimit të portreteve të tij. Një person që është rritur në Tiranën e viteve ‘80 ku shumicën e rasteve ishin të paushqyer për arsye të tollonit, ku shihej që vendi ishte në një marrëzi të madhe, kur bota po zhvillohej ndërsa Shqipëria ishte krejt e mbyllur, ku parullat absurde dominonin mbi logjikën normale, si mund të ketë nostalgji për Enver Hoxhën?

PRESIDENTI META: Së pari, nuk e di se ku është shprehur këtë nostalgji për Enver Hoxhën. Unë nuk kam asnjë lloj nostalgjie për Enver Hoxhën. Ajo që mund t’ju them është që gjithmonë kam pasur dhe kam një vlerësim dhe nderim për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare…

BLENDI FEVZIU: E cila nuk ka qenë vetëm e Enver Hoxhës padyshim…

PRESIDENTI META: Jo vetëm që nuk ka qenë e Enver Hoxhës, por kur më pyetën një herë dhe fola për De Gaulle-n, që Franca sidoqoftë e kishte De Gaulle-n simbol të rezistencës, dhe më thanë: “Po këtu kush ishte De Gaulle?” Unë thashë: “Ishte Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Më pyetën sërish: “Mos ishte Enver Hoxha? Jo, – i thashë – , nuk ishte Enver Hoxha, për arsye sepse nëse rezistenca e Francës ndaj Gjermanisë naziste fillon me De Gaulle, me një figurë mjaft të njohur, që krijoi frontin e rezistencës, në Shqipëri kjo rezistencë ka filluar pa u krijuar as Partia Komuniste dhe pa u njohur as Enver Hoxha.

BLENDI FEVZIU: Ka filluar që ditën që italianët zbarkuan në Shqipëri….

PRESIDENTI META: Dhe më pas Enver Hoxha ishte një produkt i kësaj lufte dhe i mënyrës se si ajo u zhvillua apo qoftë edhe u manipulua në një mënyrë të caktuar. Kështu që nderimi im për LANÇ-in nuk ka asnjë lidhje me ndonjë nostalgji për figurën e Enver Hoxhës.

***

Jeni penduar që nuk e dekretuat Sandër Lleshin herën e parë? Përgjigjet Meta

Presidenti Ilir Meta ka folur për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm në emisionin “Opinion”.

cefc8e97-c310-4e71-beb2-f27f8cedbf69

Pjesë nga Intervista

Gazetari: Ndërkohë ju e dekretuat propozimin e dytë të Kryeministrit për të njëjtin emër, Sandër Lleshin. A keni ndonjë lloj pendimi që nuk e bëtë që herën e parë?

Presidenti Meta: Nuk kam asnjë pendim sepse nuk e kam pasur të mundur ta bëj këtë gjë herën e parë.

Gazetari: Ishte Kushtetuta ajo që ju pengonte?

Presidenti Meta: Sigurisht që Kushtetuta ka qenë dhe është shumë e qartë për pajtueshmërinë e një funksioni të tillë civil dhe politik me të qenurit ushtarak aktiv.

Gazetari: Personalisht a kishit ndonjë vërejtje për emrin e z. Lleshi apo kjo nuk kishte lidhje me atë?

Presidenti Meta: Unë nuk nisem në përmbushjen e detyrës sime nga mendime apo nga vlerësime personale për askënd, por nga përmbushja e detyrimeve kushtetuese.

***

Meta flet për marrëdhëniet me Ramën: Raportet personale me asnjë nuk vlejnë…

Presidenti Ilir Meta ka folur për raportet e tij me Kryeministrin Edi Rama në emisionin “Opinion”.

fd1d64d2-00a4-4d5a-b325-f3a4ebcee3d5

Pjesë nga intervista

Gjatë këtij një viti e pak muaj që ju jeni në krye të Presidencës së Shqipërisë, cili ka qenë momenti më i vështirë që keni pasur?

Presidenti Meta: Vazhdimisht ka momente nga më të ndryshmet.

Gazetari Blendi Fevziu: Që janë të parashikueshme apo që vijnë dhe në mënyrë të paparashikueshme?

Meta: Momentet varet domethënë. Ka momente të parashikueshme, të paparashikueshme apo të shpikura, por unë të gjitha përpiqem t’i përballojë me qetësi maksimale.

Gazetari: Dhe ndërkohë në këtë pozicion që jeni, a keni pasur tensione për shembull në raportet me Kryeministrin, me kreun e Opozitës? Por po i marrim një më një. Me Ramën keni patur tensione?

Meta: Unë përpiqem që çdo raport ta menaxhoj në mënyrën më të përgjegjshme, më bashkëpunuese.

Gazetari: Është pak e çuditshme. Ju jeni njohur me Ramën shumë më përpara sa njeri apo tjetri të hynte në politikë. Kur ju merreshit me ekipin e Dinamos në atë kohë në peshëngritje dhe ai me Dinamon në basketboll apo jo?

Meta: Kanë qenë njohje të papërfillshme.

Gazetari: Ndërkohë ka një komunikim pak më normal përveçse zyrtar mes jush? A fliste ndonjëherë përtej pjesës zyrtare?

Meta: Unë dallohem gjithmonë për komunikime normale. Jam i hapur gjithmonë.

Gazetari: Kjo do të thotë që është Rama që nuk ka komunikim normal?

Meta: Nuk e thashë këtë gjë. Thashë që unë dallohem gjithmonë për komunikime normale. Por e rëndësishme është në detyrën që unë kam si President është sjellja institucionale. Kjo është e rëndësishme për publikun, për të gjithë faktorët e tjerë.

Gazetari: Dhe institucionalisht jeni korrekt në raportet tuaja?

Meta: Pa modesti mund të them që jam në mënyrë perfektë korrekt me të gjithë në bashkëpunimin institucional. Jam transparent dhe konstruktiv.

Gazetari: A ua rikthen edhe Rama po e quaj këtë korrektesë në stilin e tij si Kryeministër? Për shembull a u ndjetë keq kur morët vesh që Sandër Lleshi ishte propozuar për ministër nga Twitter-i i Kryeministrit?

Meta: Absolutisht, nuk jam shqetësuar për këtë gjë. Kjo është një mënyrë, një formë që i takon Kryeministrit ta zgjedhë. Nuk ka asnjë problem.

Gazetari: Dhe mes jush ka pasur ndonjëherë bisedim normal, po e quaj pak më miqësor? Ju keni pasur në 20 vjet, raporte shumë të tensionuara dhe raporte të mira. Pra keni qenë shumë mirë kur ishit Kryeministër dhe Rama ministër i Kulturës, më pas kur u bë Kryetar i Bashkisë së Tiranës me mbështetjen tuaj dhe ju ishit sërish Kryeministër?

Meta: Raportet e mia nga ana institucionale kanë qenë dhe janë perfekte gjithmonë. Unë kam qenë Kryeministër dhe z. Mejdani ka qenë Presidentit. Nuk besoj se z. Mejdani si President ka pasur raporte më të mira bashkëpunimi me ndonjë Kryeministër se sa Kryeministrin e asaj kohe kur unë kam qenë në atë post.

Gazetari: Sepse në stilin tuaj politik nuk është përplasja…

Meta: Unë përplasjen e bëj dhe e bëj si askush tjetër, kur duhet për të mbrojtur institucionet apo kur duhet për të mbrojtur një çështje të madhe për të cilën përplasja është e paevitueshme. Unë nuk nxi asnjëherë konfliktin dhe nuk jam i apasionuar pas përplasjes, por po të jetë për përplasje këtë e bëj si askush tjetër kur vjen fjala për një çështje të madhe.

Gazetari: Personalisht a keni pasur ndonjëherë raporte me Ramën? A keni biseduar ndonjëherë jo si Kryeministri me ministrin apo me Kryetarin e Bashkisë, jo si dy kryetarë partie, jo si Kryeministri me Presidentin apo me Kryetarin e Kuvendit?

Meta: Kjo është diçka e parëndësishme. Unë kam pasur marrëdhënie shumë të mira, kemi pasur edhe marrëdhënie problematike. Në detyrën që jam, për mua historitë e së kaluarës dhe raportet personale me asnjë nuk vlejnë. Për mua vlen sjellja institucionale, qëllimi i përbashkët për të cilin duhet bashkëpunuar.

Gazetari: Dhe ndërkohë e keni të vështirë të vendosni raporte personale me të apo refuzoni ta bëni këtë gjë?

Meta: Nuk është ky prioriteti. Prioriteti im në raport me të gjithë në këtë detyrë është bashkëpunimi institucional.

Gazetari: Iu pyeta jashtë detyrës, më shumë si një raport. Vë re për shembull që pak ditë më parë ka qëndruar për një orë e gjysmë në një takim me ju. Nuk besoj që për një orë e gjysmë është folur për çështjen e Lleshit?

Meta: Çfarëdolloj çështje që të diskutohet nuk ka rëndësi. Kjo nuk i intereson askujt se çfarë pimë ne, kafe apo kakao në kuptimin personal, apo se çfarë shakaje bëmë.

***

Ku do të bënit ecje me Kryeministrin Rama? Presidenti Meta: Besoj në…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emision “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ka rrëfyer se me kryeministrin Rama do të bënte ecje në zonat e Jugut.

d6261154-4670-4768-84a9-d91fc05abf0a

“Meqenëse ai kalon më shumë kohë në Jug, pasi edhe ka pasione, edhe ka ato lidhjet më të shpeshta, për të lehtësuar atë, pa për mua në çdo kohë, kudo në Veri ose në Jug”, tha Meta.

Fevziu: Thatë që mund të bëni ose të planifikoni një ngjitje, një ecje të gjatë edhe me Kryeministrin e Kosovës, i cili po ashtu është shumë i pasionuar pas këtyre. Kryeministrin e Shqipërisë e keni ftuar ndonjëherë?

Meta: Me kënaqësinë me të madhe, por është shumë i dhënë pas detit…

Fevziu: Ku do të doje të ecje me Ramën për shembull, në cilën zonë?

Presidenti Meta: Për shembull në Qeparo fushë, Qeparo mal, Pilur, në këto zonat e jugut besoj.

Fevziu: Këto zonat e jugut po i zgjedh në raport më pëlqimin e tij më duket më shumë sesa me tuajin?

Meta: Meqenëse ai kalon më shumë kohë në Jug, pasi edhe ka pasione, edhe ka ato lidhjet më të shpeshta, për të lehtësuar atë, pa për mua në çdo kohë, kudo në Veri ose në Jug.

***

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emision “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu ka rrëfyer arsyen pse është i dashuruar me ngjitjen në male.  I pyetur nga Fevziu, nëse dashuria për malin është një dashuri e re, Meta është përgjigjur se: “është një dashuri e lindur, sepse unë kam lindur në mal”.

BLENDI FEVZIU: Dashuria për malin është një dashuri e re, e këtyre kohëve të fundit?

PRESIDENTI META: Jo, dashuria për malet është një dashuri e lindur, sepse unë kam lindur në male, por përpjekja për të promovuar bukuritë tona të maleve, të alpeve është një përpjekje e mirëmenduar. Deri tani, ne këtë punë na i kanë bërë çekët, polakët dhe austriakët, tani mendoj që duhet ta bëjmë më shumë vetë, pasi disa nga pjesët më të bukura të Shqipërisë ndodhen atje, për fat të keq janë braktisur. Disa prej tyre janë gjallëruar, por njëkohësisht, nuk i kanë shpëtuar kësaj mungesës së përgjegjësisë dhe vizionit për të ruajtur natyrën dhe peisazhin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ABONUAR ME GAFAT/ Të gjithë duart në kokë, Karius pëson gol si FËMIJË (VIDEO)
Previous article E PASKA EKZAGJERUAR/ Noizy TALLET KEQ me Varrosin. Të gjithë e kemi bërë këtë gjë me shokët tanë (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT