• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAPORTET ME RAMËN E BASHËN”/ Meta: Me Berishën është një kimi tjetër
Home
Politikë

“RAPORTET ME RAMËN E BASHËN”/ Meta: Me Berishën është një kimi tjetër

29 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka sqaruar sot në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, raportet e tij me kryeministrin Rama, kreun e opozitës Basha si edhe me ish-kryeministrin Berisha. Nga të tre, ra në sy fakti se Meta ka veçuar marrëdhënien e tij me Berishën pasi siç edhe u shpreh: “Marrëdhëniet e mia me z. Berisha janë marrëdhënie të veçanta. Është një kimi tjetër”, – ka deklaruar Meta.

cefc8e97-c310-4e71-beb2-f27f8cedbf69

PJESË NGA INTERVISTA

BLENDI FEVZIU: Personalisht a keni pasur ndonjëherë raporte me Ramën? A keni biseduar ndonjëherë jo si Kryeministri me ministrin apo me Kryetarin e Bashkisë, jo si dy kryetarë partie, jo si Kryeministri me Presidentin apo me Kryetarin e Kuvendit?

PRESIDENTI META: Kjo është diçka e parëndësishme. Unë kam pasur marrëdhënie shumë të mira, kemi pasur edhe marrëdhënie problematike. Në detyrën që jam, për mua historitë e së kaluarës dhe raportet personale me asnjë nuk vlejnë. Për mua vlen sjellja institucionale, qëllimi i përbashkët për të cilin duhet bashkëpunuar.

BLENDI FEVZIU: Dhe ndërkohë e keni të vështirë të vendosni raporte personale me të apo refuzoni ta bëni këtë gjë?

PRESIDENTI META: Nuk është ky prioriteti. Prioriteti im në raport me të gjithë në këtë detyrë është bashkëpunimi institucional.

BLENDI FEVZIU: Iu pyeta jashtë detyrës, më shumë si një raport. Vë re për shembull që pak ditë më parë ka qëndruar për një orë e gjysmë në një takim me ju. Nuk besoj që për një orë e gjysmë është folur për çështjen e Lleshit?

PRESIDENTI META: Çfarëdolloj çështje që të diskutohet nuk ka rëndësi. Kjo nuk i intereson askujt se çfarë pimë ne, kafe apo kakao në kuptimin personal, apo se çfarë shakaje bëmë.

BLENDI FEVZIU: Po marrëdhëniet me z. Basha si janë?

PRESIDENTI META: Raporte normale, institucionale.

BLENDI FEVZIU: Nuk ka raporte të tjera përtej këtyre?

PRESIDENTI META: Nuk ka ndonjë raport të veçantë.

BLENDI FEVZIU: Po me z. Berisha?

PRESIDENTI META: Këtu ka një dallim. Kuptohet që marrëdhëniet e mia me z. Berisha janë marrëdhënie të veçanta.

BLENDI FEVZIU: Kur ka lindur kjo “dashuri” e juaja për Berishën, z. Meta? Ju keni qenë kundërshtar politik për një periudhë të gjatë kohe, nga viti 1992 të paktën deri në vitin 2009, kur u bashkuat në një koalicion me të

PRESIDENTI META: Të gjitha në kompleksin e tyre kanë krijuar një marrëdhënie të veçantë. Është një kimi tjetër.

***

A ndikuat që zonja Kryemadhi të bëhej kryetare e LSI-së? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur Presidenti Meta në intervistën në emisionin “Opinion”.

“Nuk besoj se ka qenë e nevojshme që unë të ndikoj për një gjë të tillë. Përkundrazi ashtu siç kam bindjen që nuk ka qenë një pozitë që edhe Monika vetë e ka kërkuar apo që e ka planifikuar”, tha kreu i shtetit.

cefc8e97-c310-4e71-beb2-f27f8cedbf69

Pjesë nga intervista

Gazetari Blendi Fevziu: A ishit ju dakord që zonja Kryemadhi të bëhej kryetare e LSI-së ose a ndikuat ju që të bëhej kryetare e LSI-së?

Presidenti Meta: Nuk besoj se ka qenë e nevojshme që unë të ndikoj për një gjë të tillë. Përkundrazi ashtu siç kam bindjen që nuk ka qenë një pozitë që edhe Monika vetë e ka kërkuar apo që e ka planifikuar.

Fevziu: Po si, ia bën dhuratë? Sepse ajo kandidoi për kryetare.

Meta: Nuk besoj se në politikë bëhen dhurata të tilla, aq më tepër dhuratë për të qenë kryetar i një partie në opozitë.

Fevziu: Megjithatë për shumicën e vendimeve a është dakord me ju? Qëllon që ju konteston? Flasim për pjesën private.

Meta: Monika, në qoftë se nuk konteston nuk është më Monika, kështu që frymën kontestuese edhe rebeluese e ka pjesë të karakterit të vet që nga koha që unë e kam njohur.

Fevziu: Ka njerëz që mendojnë se ju jeni një lloj prapavije pak më e kamufluar e LSI-së apo edhe opozitës në raport me mazhorancën. Pra, që do të thotë mbani postin e Presidentit, detyroheni të respektoni detyrimet kushtetuese të Presidentit, por në thelb jeni një njeri që vazhdoni të drejtoni Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Meta: Mendoj që kjo është thjesht një përrallë, për arsye sepse kjo është jashtë dëshirës dhe vullnetit tim së pari dhe së dyti është jashtë çdo mundësie.

Fevziu: Pse është jashtë dëshirës suaj?

Meta: Sepse nuk kam asnjë dëshirë që unë të vazhdoj të drejtoj një forcë politike, në kundërshtim me vullnetin tim për të përmbushur plotësisht detyrën që unë kam pranuar si Presidenti i Republikës. Dhe së dyti, unë kam bërë gjithçka për Lëvizjen Socialiste për Integrim, nga dita e projektimit, e themelimit edhe deri në ditën e largimit zyrtar përfundimtar nga kjo forcë politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË BLLOK/ "Misteri" i bashkëshortit me DY emra, dhe jeta luksoze e Suada Sherifit (FOTO)
Previous article PAOKU ME 10 LOJTARË/ Giroud kalon në avantazh Chelsean me një gol të bukur (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT