• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
FESTAT E NËNTORIT/ Ibrahim Kodra, simbol i miqësisë mes Europës e Shqipërisë
Home
Kulturë

FESTAT E NËNTORIT/ Ibrahim Kodra, simbol i miqësisë mes Europës e Shqipërisë

29 November, 2018 Isa.Autor Kulturë

Në ditën Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë, selia e Ministrisë së Jashtme Italiane i ka hapur dyert “Shqipërisë Fantastike” të artistit të madh shqiptar Ibrahim Kodra.

Fatos Faslliu: Kemi filluar në Muzeun permanent të Milanos, kemi vazhduar në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, në Durrës, në Milano përsëri, në Breshia dhe do të mbyllet në Lugano me 1-15 dhjetor.

Administratorja e Fondacionit Kodra në Lugano të Zvicrës thekson identitetin shqiptar të piktorit të madh.

Maria Pacolli: Mjeshtri Kodra ka qënë gjthmonë një simbol i miqësisë mes Europës e Shipërisë, duke që ai vetë është pjesë e kulturës europiane. Për ne si adminstratorë të Fondacionit Kodra është mjaft e rëndësishme të jemi sot këtu në Romë në selinë e Ministrisë së Jashtme italiane. Veprat që ekspozojmë sot shfaqin identitetin e tij shqiptar, origjinën e tit, por dhe kulturën si një pjesë integruese e botës europiane.

Italiania, Laura Saplinger, është një koleksioniste private e veprave të artit e lidhur mjaft me mjeshtrin Ibrahim Kodra, jo vetëm si artiste, por dhe për faktin se kur ishte student në Itali, Ibrahim Kodra ka jetuar në familjen e saj, e cila për 5 vite me radhë i garantoi sigurinë ekonomike e qetësinë e nevojshme që i duhet një artisti në hapat e tij të parë.

Saplinger ka në koleksionin e saj rreth 43 vepra të artistit Kodra, njeh mirë çdo pikturë të tij, momentin e historinë e realizimit të tyre.

Sipas saj, “Totem” është piktura më domethënëse.

Laura Saplinger: Kam një lidhje të veçantë shpirtërore e artistike me mjeshtrin Kodra gjë që më ka shtyrë ta mbështes artin e tij e të ekspozoj nëpër botë një pjesë të koleksionit të tij. Vepra më përfaqësuese për artin e Kodrës është padyshim “Totem”, pikturë me të cilën ai ishte mjaft i lidhur. Është një pikturë që shpreh njeriun modern e për të cilin Kodra ishte mjaft largpamës. Pra njeriu modern që po robotizohet, por që ka ruajtur shpirtin e tij njerëzor. Kodra ishte një largpamës i vërtetë.

Ambasadorja shqiptare në Romë, Anila Bitri, shpreh rëndësinë e këtij aktiviteti.

Anila Bitri: Nën ngjyrat dhe simbolet kombëtare, menduam që  vendi ku më bukur mund të bashkoheshin, shfaqeshin dhe manifestoheshin të gjithë këto elementë dhe detaje, ishte vetë Ministria e Jashtme italiane.

Mes pikturave të shfaqura spikat “Shqipëria Fantastike” të cilën Ibrahim Kodra e realizoi më vitin 1997, në vitin më të turbullt në historinë e Shqipërisë postkomuniste.

Papa Gjon Pali i II e përkufizoi artin e mjeshtrit Ibrahim Kodra si një mesazh të vërtetë paqeje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS "NATA E BARDHË" NË SHESH/ Aurela Gaçe, Elhaida Dani e Vesa Luma "ndezin" Sheshin Skënderbej
Previous article LIVE/ Liga e Europës: 4 gola për 15 minuta, MILANI hipotekon fitoren ndaj Dudelanzhit (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT