• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KARTËMONEDHA PESËQINDËSHE”/ Kush është 37-vjeçari që u kap me 20 mijë euro false në makinë (EMRI)
Home
Breaking News

“KARTËMONEDHA PESËQINDËSHE”/ Kush është 37-vjeçari që u kap me 20 mijë euro false në makinë (EMRI)

29 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 37-vjeçar nga Kavaja është arrestuar dje nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka falsifikuar dhe tentuar të hedhë në treg 41 kartëmonedha të prerjes 500 euroshe.

euro

Arrestimi i tij është kryer gjatë një operacioni të Antikrimit Ekonomik të Tiranës, të koduar “500”, që u zhvillua në afërsi të zonës së njohur si “Kodra e Priftit”, në rrugën “Sadik Petrela”. Burime nga Policia thanë se hetimi për një rast të falsifikimit të monedhave kishte nisur disa ditë më parë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Ndërsa dje, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, forcat e Antikrimit Ekonomik dhe Financiar kanë nisur operacionin, pasi kanë zbuluar vendndodhjen e automjetit, ku dyshohej se ndodheshin paratë. Ky mjet, që drejtohej nga shtetasi Genci Xhahysa, i cili u arrestua në flagrancë, është ndaluar në rrugën “Sadik Petrela”, në Tiranë.

Gjatë kontrollit janë gjetur të fshehura kartëmonedhat e falsifikuara, 20 500 euro, që dyshohet se do të hidheshin në treg gradualisht nga i dyshuari, pasi t’i testonte në ndonjë biznes privat. Burimet thanë se ende nuk janë identifikuar personat e tjerë me të cilët mund të ketë bashkëpunuar 37-vjeçari. Nga ana tjetër, edhe pse paraprakisht dyshohet se mund t’i ketë prodhuar vetë kartëmonedhat e falsifikuara, ende nuk ka të dhëna konkrete për vendin, apo aparaturat e përdorura për falsifikimin.

OPERACIONI

Policia e Tiranës njoftoi dje se është finalizuar operacioni policor i koduar “500” nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë. Gjatë këtij operacioni është arrestuar një 37-vjeçar për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara, automjeti e aparate celular. Policia tha se i arrestuari është shtetasi Genci Xhahysa, 37 vjeç, banues në Kavajë. Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative në rrugën “Sadik Petrela” u bë ndalimi i mjetit, me të cilin ky shtetas po lëvizte.

Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celularë. Policia tha se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga nenet 183 dhe 149/a të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASTET ONLINE/ Prokuroria e Barit: IGLI TARE dhe VËLLAI, s’janë nën hetim
Previous article NOIZY I BËRI VEZË DAFINËS/ Po Enca çfarë gatoi për burrin e saj? Shihni çfarë thotë ajo! (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË SELANIK/ Abuzohet seksualisht 15-vjeçarja shqiptare! Autori filmon ngjarjen dhe… Aktualitet

SHOKUESE NË SELANIK/ Abuzohet seksualisht 15-vjeçarja shqiptare! Autori filmon ngjarjen dhe…

AKSIDENTI I AUTOBUZIT NË LINJËN BERAT-TIRANË/ Në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj Aktualitet

AKSIDENTI I AUTOBUZIT NË LINJËN BERAT-TIRANË/ Në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj

DHUNA NDAJ TË MITURËS/ Policia ZBARDH DETAJE TRONDITËSE: Njëra nga vajzat ka dhunuar edhe nënën e saj... Aktualitet

DHUNA NDAJ TË MITURËS/ Policia ZBARDH DETAJE TRONDITËSE: Njëra nga vajzat ka dhunuar edhe nënën e saj...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT