Kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi sërish është bërë pjesë e festimeve të veteranëve për të nderuar Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Veç ceremonisë dhe homazheve në varrezat e dëshmorëve, është shtruar edhe një drekë zyrtare për veteranët të cilët i ka shoqëruar kryebashkiaku Peçi.
Por siç ndodh shpesh në gëzime të qytetit, kreu i bashkisë nuk e harron traditën duke u bërë pjesë e këngëve tradicionale.
Një moment pikant gjatë drekës ishte kur vetë kryebashkiaku nisi të këndonte labçe krah mjeshtrit të isopolifonisë Golik Jaupaj.
Tërmet Peçi duke kënduar labçe me Golikun dhe veteranët e Tepelenës
Tërmet Peçi duke kënduar labçe me Golikun dhe veteranët e Tepelenës 😀 Lexo me shume te linku http://argjirolajm.net/termet-peci-tund-tepelenen-per-29-nentor-ia-merr-kenges-labce-me-veteranet-dhe-golikun-video/
Gepostet von ArgjiroLajm.net am Donnerstag, 29. November 2018


