• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
POLITIKAT FISKALE/ Shmangia e dy-taksimit, si përfitohet nga marrëveshjet me 41 shtete
Home
Ekonomi
Biznes

POLITIKAT FISKALE/ Shmangia e dy-taksimit, si përfitohet nga marrëveshjet me 41 shtete

29 November, 2018 F.autor Biznes, Ekonomi

Janë 41 shtetet, me të cilat në vite Shqipëria ka aplikuar sistemin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin. Ky sistem bazohet në modelin standard të OECD-së dhe mbi bazën e këtij modeli kryhen negociatat për përcaktimin e modaliteteve specifike.

Taksat
Marrëveshjet Tatimore të shmangies së tatimit të dyfishtë për qytetarë të një shteti, por që punojnë në një tjetër shtet, zbatohen për tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin, pavarësisht nga mënyra e vjeljes së tyre. Konsiderohen tatime mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin të gjitha tatimet e vendosura mbi të ardhurat totale, mbi kapitalin në total, ose mbi elemente të të ardhurave ose të kapitalit, të cilat detajohen si më poshtë: tatimi mbi të ardhurat (duke përfshirë tatimfitimin e personave juridike dhe tatimin mbi të ardhurat personale); tatimi mbi aktivitetet e biznesit të vogël dhe tatimi mbi pasurinë. Marrëveshjet Tatimore zbatohen gjithashtu për çdo tatim të njëjtë ose tepër të ngjashëm, të cilët vendosen pas datës së nënshkrimit të çdo Marrëveshjeje ekzistuese.

Rezidenti
Sipas marrëveshjeve, një qytetar konsiderohet rezident i Shtetit Kontraktues në të cilin ai ka një banesë të përhereshme në dispozicion të tij. Në qoftë se ai ka një banesë të përherëshme në dispozicion të tij në të dy Shtetet Kontraktuese, ai do të konsiderohet rezident i Shtetit Kontraktues, me të cilin interesat e tij personale dhe ekonomike janë të lidhura më ngushtë.

Në qoftë se Shteti Kontraktues në të cilin ai ka qendrën e interesave jetike nuk mund të përcaktohet, ose në qoftë se qytetari nuk ka një banesë të përhereshme në dispozicion të tij në asnjërin Shtet, ai do të konsiderohet rezident i Shtetit Kontraktues në të cilin ai qëndron zakonisht.

Në qoftë se ai qëndron rregullisht në të dy Shtetet Kontraktuese ose në asnjërin prej tyre, ai do të konsiderohet rezident i Shtetit Kontraktues, nënshtetas i të cilit ai është.

Në qoftë se ai është nënshtetas i të dy Shteteve Kontraktuese ose i asnjërit prej tyre, autoritetet kompetente të Shteteve Kontraktuese do ta zgjidhin këtë çështje me mirëkuptim reciprok.

Si mblidhen
Në disa marrëveshje të lidhura për shmangien e taksimit të dyfishtë (jo në të gjitha marrëveshjet e lidhura), ka një nen të veçantë (Asistenca në mbledhjen e tatimeve), lidhur me rikuperimin e tatimit. Shtetet Kontraktuese i ofrojnë ndihmë dhe asistencë njëri-tjetrit me qëllim informimin dhe mbledhjen e tatimeve së bashku me mbipagesat, shtesat, interesat, koston dhe gjobat në lidhje me këto tatime. Republika e Shqipërisë me shtetet Francë, Holandë, Belgjikë, në marrëveshjet e lidhura për eliminimin e taksimit të dyfishtë për tatimin mbi të ardhurat dhe kapitali dhe shmangien e evazionit fiskal trajton me një nen të veçantë asistencën në mbledhjen e tatimeve në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin. Me kërkesë të autoritetit kompetent të një Shteti Kontraktues, autoriteti kompetent i Shtetit tjetër Kontraktues, në bazë të dispozitave ligjore dhe rregullave që aplikohen për informacionin dhe mbledhjen e tatimeve në fjalë të Shtetit të fundit, siguron informacionin dhe mbledhjen e tatimeve, siç kërkohet në Shtetin e përmendur në fillim. Kërkesat e paraqitura, mbështeten nga një kopje zyrtare e instrumentit që lejon ekzekutimin, shoqëruar aty kur duhet, nga një kopje e vendimit administrativ apo gjyqësor përfundimtar.

Kufizimet
Në lidhje me përdorimin e informacionit që sigurohet bazuar në Marrëveshje ka kufizime. Këto kufizime janë trajtuar në një nen të veçantë të çdo Marrëveshjeje të lidhur, zakonisht neni 26 “Shkëmbimi i Informacionit”. Ky nen sanksionon detyrimin e organeve tatimore për të shkëmbyer informacione të nevojshme për zbatimin e dispozitave të marrëveshjes. Neni 26 gjithashtu sanksionon detyrimin për përdorimin konfidencial dhe ruajtjen e sekretit të këtyre informacioneve, njëlloj siç veprohet me informacionet e brendshme, në përputhje me dispozitat e legjislacionit të brendshëm.

Shtetet kontraktuese nuk janë të detyruara të japin informacione që bien në kundërshtim me legjislacionin e tyre të brendshëm. Në dispozitat e këtyre marrëveshjeve parashikohen në mënyrë të saktë detyrimet e secilës palë për shkëmbim informacioni, zakonisht neni 26 “Shkëmbimi i Informacionit” i cili sanksionon detyrimin e organeve tatimore për të shkëmbyer informacione të nevojshme për zbatimin e dispozitave të marrëveshjes. Neni 26 gjithashtu sanksionon detyrimin për përdorimin konfidencial dhe ruajtjen e sekretit të këtyre informacioneve, njëlloj siç veprohet me informacionet e brendshme, në përputhje me dispozitat e legjislacionit të brendshëm.

Shtetet kontraktuese nuk janë të detyruara të japin informacione që bien në kundërshtim me legjislacionin e tyre të brendshëm. Në qoftë se gjatë periudhës tatimore një rezident nxjerr nga burime jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë fitime apo të ardhura, tatimi mbi të ardhurat personale apo tatimi mbi fitimin, i pagueshëm nga ai rezident, lidhur me këto të ardhura apo fitime duhet të reduktohen me atë masë të tatimit të pagueshëm mbi këtë të ardhur ose fitim. Masa e tatimit të huaj të pagueshëm duhet të vërtetohet me dokument autentik, të përcaktuar në udhëzimin e Ministrisë së Financave. Reduktimi i tatimit mbi të ardhurat personale ose tatimi mbi fitimin nuk duhet të kalojë tatimin e pagueshëm mbi fitimin apo të ardhurat nga burimi i huaj, në rast se këto të ardhura realizohen në Republikën e Shqipërisë.

Reduktimi
Në rastin e një tatimpaguesi, i cili është subjekt i tatimit mbi fitimin, çdo reduktim i tatimit, kufizohet në tatimin, që do të ishte i pagueshëm në Republikën e Shqipërisë, në lidhje me fitimet apo humbjet e rezultuara nga burime në atë vend të huaj.

Reduktimi i tatimit duhet të llogaritet në mënyrë të veçantë, lidhur me çdo vend të huaj, nga i cili janë përfituar të ardhurat apo fitimet. Shtetet Kontraktuese nuk mund të aplikojnë masa apo mjete shtrënguese të një natyre të ndryshme nga ato që përdoren në mbledhjen e tatimeve të veta në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI I RËNDË NË KORÇË/ Zbulohet EMRI i shoferit që ka rënë në lumë. Polumbarët...
Previous article PAS NDESHJES NDAJ ROMËS/ Marcelo: Isco? Duhet të shohesh se ku po dështon dhe të përmirësohesh

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT