• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUSIA “RRETHON” UKRAINËN/ Poroshenko firmos ligjin ushtarak, në fuqi për 30 ditë
Home
Nderkombetare

RUSIA “RRETHON” UKRAINËN/ Poroshenko firmos ligjin ushtarak, në fuqi për 30 ditë

28 November, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka firmosur të mërkurën hyrjen në fuqi të ligjit ushtarak, tre ditë pasi flota ruse hapi zjarr dhe arrestoi ekuipazhin e tre anijeve vendase që po lundronin në brigjet e Krimesë. Kreu i Shtetit thotë se ekziston një rrezik real për një luftë me Rusinë, pasi janë shtuar trupat e armatosura dhe tanket ruse në kufirin me Ukrainën. Nga zhvillimet e fundit, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar anulim të një takimi me homologun e tij rus.

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës tashmë është përshkallëzuar me matjen e forcës ushtarake.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka deklaruar se ka një rrezik që vendi të shkojë drejt një lufte të vërtetë.

Ai shprehet se numri i njësive luftarake ruse në kufirin me Ukrainën është rritur në mënyrë dramatike në orët e fundit, ku prezenca e tankeve ruse është trefishuar.

Në përgjigje të manovrës ushtarake ai firmosi hyrjen në fuqi të ligjit ushtarak.

Përshkallëzimi i situatës erdhi pasi tre ditë më parë pala ruse kapi tre anije ukrainase dhe ekuipazhin e tyre që po lundronin në brigjet e Detit Azov, afër Krimesë.

Pas kësaj, Gjykata ka urdhëruar dënimin me 60 ditë burg për një pjesë të ekuipazhit të akuzuar për tejkalim të ujërave territorialë, ndërsa pjesëtarët e tjerë do të gjykohen këtë të mërkurë.

Por tashmë situata ka kaluar konfliktin mes dy shteteve.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se mund të anulojë takimin me homologun rus, Vladimir Putin, pas zhvillimeve të fundit.

Dy krerët e shteteve pritet të takohen në rrjedhën e samitit G20 që mbahet të premten në Buenos Aires, por Kremlini konfirmoi të mërkurën se nga kolegët amerikanë nuk kanë informacion për një tërheqje të mundshme nga takimi.

Në ditët e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit, por edhe diplomatë europianë, i kanë dënuar veprimet e Kremlinit si një përshkallëzim i rrezikshëm i situatës, dhe kanë paralajmëruar me sanksione të reja kundër Rusisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË MË I MIRI NË BOTË/ Sarri kryqëzon yllin e vet për humbjen me Tottenham, dorëzohet për...
Previous article RRËFEHET SHAQIRI/ E paharrueshme pritja e tifozëve të INTERIT, por shkova në momentin e...

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT