Eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein në ditën më të shënuar të shqiptarëve, 28 Nëntorin, thotë se nesër do të nxisë Parlamentin Europian për fillimin e negociatave të BE-së me Shqipërinë në qershorin e ardhshëm.
Eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ndërsa uron Shqipërinë për ditën e pavarësisë deklaron se nesër do të raportojë para Parlamentit Europian ku ai do të nxisë hapjen e negociatave.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë për të gjithë miqtë e mi dhe popullin në Shqipëri – përpara votimit shumë të rëndësishëm në Parlamentin Europian nesër, ku Parlamenti do të ndjekë raportin tim dhe do të nxis fillimin e negociatave në vitin 2019”, shprehet eurodeputeti, Knut Fleckenstein.


