• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Droga “fikte” skanerin. Si u trafikua kanabisi në Itali, doganierë e policë në grupin kriminal (Emrat)
Home
Aktualitet
Kronikë

Droga “fikte” skanerin. Si u trafikua kanabisi në Itali, doganierë e policë në grupin kriminal (Emrat)

6 December, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria dyshon se ka të tjerë policë që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë ndihmuar kalimin e 2.5 ton kanabis nga Porti i Durrësit në drejtim të Ankonas.Ngjarja ka ndodhur në janar të këtij viti, por siç kemi raportuar, Prokuroria i ka zbuluar detajet e këtij hetimit vetëm të martën.

Pas arrestimit të nënkomisarit të Fierit, Festim Lelaj, që mendohet të jetë edhe organizatori i trafikimit të ngarkesës me drogë, Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi edhe ndalimin e Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani, 2 efektivë të policisë kufitare të Durrësit, doganier e portit, Altin Katundi si dhe agjentin doganor, Mikail Hila.

Nga hetimet ka rezultuar se janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, për kalimin lirisht të kamionit me 2.5 tonë hashash nga Durrësi në Ankona të Itali.

Sipas burimeve ka dyshime se kamioni nuk u është nënshtruar procedurave standarde që parashikohen në manualet e kontrollimit, si për shembull kontrolli me qen, por po ashtu nuk është përzgjedhur as për t’u futur në skaner.

Në fakt përzgjedhja për skaner është ose e rastësishme, ose mbi bazën e analizës së riskut. Në kohën kur u zbulua ky rast trafikimi, nën komisari Festim Lelaj nuk ishte me detyrë në Fier, ku dhe u arrestua të martën, por në Drejtorinë e Policisë së Dibrës si specialist krimesh.

Prokuroria nuk përjashton mundësinë që edhe hashashi të jetë kultivuar po në qarkun e Dibrës. Por ky nuk është rasti i parë që nga porti më i madh i vendit kalojnë kamionë të mbushur me drogë.

Po në shkurt të këtij viti një trailer me më shumë se 8 ton kanabis kaloi nga Durrësi në Itali, ndërsa 19 efektivë policie dhe doganierë u arrestuan për shpërdorim detyre.tch.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Deputetja e re e PDIU zbulon kë do të mbështesë në Parlament
Previous article Rita Ora ju hakërrehet fansave, nxjerr foton e çuditshme në Instagram

k.autor

Postime të ngjashme

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT