Elena Xhina është deputetja më e re e në Kuvendin e Shqipërisë, pas dorëheqjes së biznesmenit Bujar Muça.
E renditur e treta në listën e Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ajo tashmë do të përfaqësojë elektoratin e Elbasanit. Në një intervistë ekskluzive për newsbomb.al, Elena Xhina tregon momentet e para kur mori vesh që do të ishte pjesë e parlamentit.
Ajo thotë ndër të tjera se do të jetë një zë i fuqishëm në parlament në fushën e ligjeve, duke shfrytëzuar dhe eksperiencën e saj 15 vjeçare në këtë drejtim.
Deputetja Xhina tregon se vota e saj në shumicën e rasteve do të jetë pro mazhorancën, por kjo gjithmonë e koordinuar me vendimet e partisë së saj.
PDIU është vetmja parti që ka 3 deputetë në Parlament, por që kryetari i saj, Shpëtim Idrizi është jashtë tij. Si do jetë sjellja juaj në parlament si deputete e re në raport me Opozitën dhe Mazhorancën?
Ne si deputetë, pavarisht se kryetari nuk është në parlament besoj se do të jemi unison. Por gjithmonë kjo do të varet nga çështjet që do të vijnë për diskutim në Parlament, pasi nuk mund të them që për të gjitha do jem pro, apo e anasjellta. Por në përgjithesi unë mendoj se do të jetë në favor të pozitës së tanishme./ panorama.com.al