• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DIVORCI PAS 14 VITESH/ Gruaja 36 vjeçe: Ish burri s’më lejon të takoj djalin. Vjehrra…
Home
Sociale

DIVORCI PAS 14 VITESH/ Gruaja 36 vjeçe: Ish burri s’më lejon të takoj djalin. Vjehrra…

28 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Divorci dhe pasojat e tij shpesh herë nuk kanë të sosur. Historia e 36-vjeçares nga Korça e rrëfyer në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ të Evis Ahmetit në News24 ngjan me një odise gjyqesh që ende s’ka marrë fund.  Ajo u martua e re në moshën 17 vjeçare. Bashkimi në martesë u bë nëpërmjet mblesërisë. Nga kjo lidhje lindën dy fëmijë, por edhe ardhja e tyre në jetë nuk e mbajti dot të lidhur çiftin. Pas 14 vitesh martesë, në 2017 ndodhi divorci.

Fillimisht gjykata vendosi që fëmijët të ishin në ngarkim të nënës, por ish bashkëshorti nuk e pranoi këtë vendim, ai mori djalin dhe hapi sërish gjyq. Në shkelje totale me ligjin nëna nuk kujdesej dot për të birin edhe pse gjykata fillimisht i dha asaj kujdestarinë. Pas shumë peripecish po kjo gjykatë ja hoqi të drejtën e kujdestarisë nënës dhe ja dha ish bashkëshortit. Fëmijët u ndanë vajza 14-vjece me të ëmën dhe djali 11 vjeç më babain. Aktualisht sërish nëna kërkon të drejtën e saj pasi ish bashkëshorti refuzon takimet që ajo ka me të birin, raporton BalkanWeb.

Gruaja tregon se ish bashkëshorti jetonte në Greqi dhe ishte i ftohtë, ndërsa ish bashkëshorti në një lidhje telefonike shprehet se nuk është e vërtetë që ai nuk e lejon të takojë djalin dhe ata janë divorcuar pasi ish bashkëshortja e tij donte të jetonte në qytet dhe jo në fshat.

Gruaja:

Ai jetonte në Greqi dhe unë me vjehrrën dhe vjehrrën në fshat. Nuk flisnin mirë për mua. Kemi qëndruar 14 vite të martuar. Ai ka jetuar në Greqi dhe vinte rrallë. Punonim punë fshati në Korçë. Ai sillte para, por ato i merrte nëna e tij. Lumturia ime më e madhe në këto 14 vite kanë pasur vetëm lindjen e dy fëmijëve. Na ndau largësia. Edhe kur vinte këtu rrinte shumë larg. Nuk më merrte njëherë për kafe. Kur unë kisha kërkesa ndaj burrit tim, ai thoshte është mamaja dhe merru vesh me të.

Ka qenë një marrëdhënie e ftohtë. Për 6 vite ishim të ndarë në dhoma. I pari drejt gjykatës për divorc shkoi ish bashkëshorti. Ai më thoshte ik nga shtëpia. Justifikimi i tij ishte se unë isha xheloze dhe nuk i respektoja prindërit, por kjo nuk është e vërtetë. I kam gjetur një letër dashurie dhe një fotografi të një vajze kur erdhi nga Greqia dhe këtë nuk durova më dhe u ndamë. Ai nuk më lejon të takoj djalin tim.

Ish bashkëshorti:

Zonja donte të ikte në qytet dhe nuk donte të jetonte në fshat. Zonja ka fjetur me mua dhe nuk ka qenë në dhoma të veçanta siç pretendon.  Unë kam kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve. Unë nuk e pengoj të takojë djalin se është 11 vjeç sot. Zonja është munduar me çdo gjë të më fusë në burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RROFTË KOMBI SHQIPTAR"/ Elia Zaharia bën urimin emocionues për festën e Pavarësisë (FOTO)
Previous article U ARRESTUA NË GJENDJE TË DEHUR/ Alban Hoxha rikthehet në fushë

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT