• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Në kërkim nga policia por e kapi noterja. Kush është i shumëkërkuari (Emri)
Home
Aktualitet
Kronikë

Në kërkim nga policia por e kapi noterja. Kush është i shumëkërkuari (Emri)

6 December, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Prej një viti është në kërkim nga policia, por ky fakt nuk e pengon të shkojë tek noterja dhe të japë një deklaratë noteriale për Gjykatën Krimeve të Rënda.

Kështu ka vepruar Xhovalin Baco, një nga të akuzuarit e grupit të Treblovës. Të akuzuarve, në tetor të vitit 2016, iu gjetën në total rreth 10 tonë kanabis sativa.
Në seancen e së mërkurës, në Gjykatën e Krimeve të Rënda avokati i Bacos i dorëzoi trupit gjykues një deklaratë noteriale të mbajtur në datë 22 nëntor të këtij viti përpara noteres Valbona Meçe në qytetin e Vlorës.

Në këtë deklaratë, i shpalluri në kërkim Xhovalin Baco pranonte se kishte dijeni për procesin dhe se kërkonte që të mbrohej nga avokati i tij, Erion Laze, ndersa nga ana tjetër Policia e Vlorës raporton se nuk e gjen dot këtë person.

Dokumenti noterial i personit në kërkim u administrua nga gjykata. Seanca më pas u shty, sepse një tjetër anëtar i dyshuar i grupit, Reshat Radhima, edhe ai në kërkim, gjykatës nuk i rezulton që ai apo ndonjë familjar i tij të ketë marrë dijeni për zhvillimin e këtij procesi.

Në historinë e grupit të Treblovës, ku të gjithë të dyshuarit akuzohen për 10 tonë kanabis, i dyshuari kryesor është Taulant Haxhiraj. Për personat që ende nuk gjenden nga policia, trupi gjykues i kryesuar nga Klodian Kurushi, deklaroi se do të njoftonte Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe e shtye seancën për një tjetër datë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRO&KUNDER/ Provokimi i Rita Petros për inçestin poetik me vëllain, hap debatin: Liri apo terrorizëm seksual?!
Previous article LIVE/ Polonia mbron integrimin e Shqipërisë: Negociatat brenda 2018-ës

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë Aktualitet

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë

U KALLËZUA NGA ISH-ORTAKU SE FSHEHU DHE PASTROI 1.5 MILIONË EURO/ Deputeti demokrat Luan Baçi merret nën hetim nga SPAK Aktualitet

U KALLËZUA NGA ISH-ORTAKU SE FSHEHU DHE PASTROI 1.5 MILIONË EURO/ Deputeti demokrat Luan Baçi merret nën hetim nga SPAK

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT