• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRO&KUNDER/ Provokimi i Rita Petros për inçestin poetik me vëllain, hap debatin: Liri apo terrorizëm seksual?!
Home
Sociale

PRO&KUNDER/ Provokimi i Rita Petros për inçestin poetik me vëllain, hap debatin: Liri apo terrorizëm seksual?!

6 December, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Poezia e Rita Petros “Mallkimi i parë”, e cila  në rreshta zbulon fraza erotike të fantazisë së një motre dedikuar vëllait të saj ka ndezur debat në rrjetet sociale. Nuk është hera e parë që Rita Petro vjen me vargje kontraverse që përcjellin mesazhe letrare deri ne kufijtë e provokimit. Pak vite më parë ka qenë “Vrima” ajo që i pataksi te gjithe por fitimi i nje çmimi prestigjoz që iu dorezua nga ministrja e Kultures Kumbaro dhe Kryeministri Rama, i dha më shume popullaritet.  “Provokimi” i saj më i fundit  i cili ka ndezur shkëndija edhe me te forta, pasi ajo e shton dozën, duke shkuar deri ne atë pikë sa tani të fton në mëkatin e inçestit. E debatueshme dhe e papranueshme botërisht si fenomen nga pikëpamja ligjore dhe e moralit publik. Por këtu jemi në art dhe fantazia e poetit, aq më tepër kur ajo ka emrin Rita Petro nuk ka limite e kufinj me sa duket.
Reagimet kanë qënë të shumta sic ishte ai i gazetarit Denis Dyrnjaja, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook shprehu irritimin e tij përsa i përket poezisë dhe fenomenit në përgjithësi.

Statusi i plotë:
Neveris çdo predikim inçesti!
Në rrjetet sociale po bën xhiro një poezi e Rita Petros që predikon inçestin mes motrës dhe vëllait. Këtë deformime personale qofshin mendime reale apo stisje për vëmendje publike duhen refuzuar dhe duhen përbuzur. Askujt nuk i ndalohet liria për të menduar, shprehur e fantazuar, por duhet të funksionojë një kundravalvul etike dhe logjike që duhet të mos i lejojë këto sofizma të shërbejnë as si shembuj dhe as si referencë publike. Dezekujlibrimi i koncepteve familjare deri në pikët e vakumeve psikopatiko/seksuale nuk duhet të shërbejnë si servirje normaliteti.Kjo do të thotë t’i shndërrosh dhe konceptosh familjet si tribu me orgji inçestuale.
Është më shumë se e neveritshme! Ata që e mbështesin dhe e pëlqejnë këtë tezë janë njerëz me komplekse dhe boshllëqe të mëdha seksuale që mendojnë se plotësohen nga fantazia, deformacioni edhe kur ai është thjeshtë një mendim i shprehur në vargje dhe jo më një realitet.”

Nuk ka mjaftuar me kaq pasi edhe një tjetër personazh, këtë radhë Kreshnik Osmani, ka shpërthyer me tone akoma më të ashpra duke e ofenduar rëndë autoren në hapësirën e tij në Facebook e duke e akuzuar atë për “terrorizëm seksual”:

Statusi i plote:

Terrorizem seksual!
A ka shtet dhe a ka ligj ne kete vend?!
Ekspertja e vrimes Rita Petro, e dekoruar prej ministres Kumbaro per shije te larta seksuale, me rastin e vrimes, shkruan poezi dhe i fton njerezit per inçest mes vellait dhe motres dhe askush nuk reagon pervveç nje gazetari dhe ndonje ze tek tuk ne shkretetire. A ka njerez ne kete vend?! A ka burra?! A ka gra?! A kane femije keta?! A keni djem, vajza?! A ka mbetur ndonje pike nder ne kete vend?!
Nuk reagon askush, sepse kane frike se duken te dale mode dhe fanatike. U prishet puna sigurisht dhe u kercenohet karriera, ndaj bejne moral me fjale te pergjithshme.
Te dalte vrima ne balle, moj kokrra e bundrrës, ty dhe atyre qe te perkrahin!

Edhe këtu komentet e qytetarëve kanë qëne të shumta dhe të llojeve të ndryshme por sigurisht pikasin ato negativet.
“Ejvallah o zot qe me bere pa moter” apo Perverse femër, e semurë, doni të shkatërroni familjen shqiptare”, ishin disa nga më të spikaturat.

Sigurisht që çdokush ka të drejtën dhe lirinë e tij personale për te berë art edhe nëpërmjet provokimit seksuale dhe jo vetëm. Por kur bëhet fjalë që këto mendime qofte edhe nepermjet vargjeve ia përcjell publikut të gjërë ateherë duhet të marrësh parasysh mirë që do të kryqëzohesh edhe pse mund të mendosh që thjesht po bën art në origjinalitetin tënd. Rita Petros si artiste aq i bën, e me sa duket më shumë se efektin negativ, ajo mundet që të ndjehet se ia ka arritur qëllimit. Arti ekziston për të provokuar debat.
Mentaliteti shqiptar do ende kohë që t’i pranojë tema të tilla. Ndoshta do të na duhet kohë derisa të pranojmë tema të tilla deri dje tabu, të cilat në serialin më të ndjekur momentalisht në botë “Game of Thrones”, inçesti përshembull është një gjë fare e zakonshme. Jemi akoma në Shqipëri. Kemi ende shumë rrugë para se të mbërrijmë atje.
E ndoshta mund të mos mbërrijmë kurrë… Sepse pyetja që shtrohet është nëse duhet, në fakt!(?)

Më poshtë poezia e Ritës:

MALLKIMI I PARË

Zoti im, ATI im

Cili është ai mashkull

Aq i bukur

Që po vjen te unë

Sytë shigjeta-tinëzare

Drejt në zemër

M’i ka ngulur?

Kur më prek

Me duart aq të buta

Lëkurën ma puçrron…

Pse kur më puth në qafë

Drithëroj e tëra

Njomem atje poshtë?

Buzët më hapen

E kërkojnë buzët e tij

Gjuha e tij e lëngësht

Gjuhën time do?

E kur kaq butësisht

Më përqafon

Ndiej në bark

Të ngjeshur

Mikun e tij të fortë!

Qepe gojën, boll

Mjaft me këto dokrra

Ai është vëllai yt

E kjo që mendon

Është blasfemi!

Në ferr do të digjesh

Nëse shkon me të

Kurrë më për gratë

S’do kem mëshirë

E në jetë të jetëve

Do të vuajnë

Mallkimin tim!

Në djall vafsh ti, o Atë

Bashkë me vullnetin tënd!

Vëllai im

Unë dua të kryej incest me ty!

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flet Grida Duma: Unë nuk vishem me gjëra false!
Previous article Në kërkim nga policia por e kapi noterja. Kush është i shumëkërkuari (Emri)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT