• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRUKSEL/ Avramolupos me Xhafajn: Shqipëria, një faktor i rëndësishëm stabiliteti për mbarë rajonin
Home
Shqipëri

BRUKSEL/ Avramolupos me Xhafajn: Shqipëria, një faktor i rëndësishëm stabiliteti për mbarë rajonin

6 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takoi Komisionerin për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramolupos.

Komisioneri përgëzoi Ministrinë e Brendshme për masat e marra dhe rezultatet e arritura deri tani në luftën kundër kultivimit të kanabisit, menaxhimit të integruar të kufijve me synim frenimin e migracionit të parregullt dhe azilkërkimit të paligjshëm, luftën kundër krimit të organizuar. Ai inkurajoi që ky standard të vijojë edhe në të ardhmen, për të siguruar qëndrueshmëri në rezultate.

Prononcimi për mediat i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Komisionerit për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, pas takimit:

Komisioneri Avramopoulos: Zhvillova një takim me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë dhe një mik i mirë, me të cilin biseduam mbi të gjitha çështjet e lidhura me perspektivën europiane të Shqipërisë.

Shqipëria është një faktor i rëndësishëm stabiliteti për mbarë rajonin. Një fqinj i mirë i vendit nga i cili unë vij dhe, në të ardhmen, anëtar i familjes europiane.

Ndodhemi sot këtu për të punuar së bashku, në mënyrë që të kapërcejmë të gjitha çështjet dhe kërkesat që kërkohen për t’i hapur Shqipërisë dyert drejt Bashkimit Europian. Dhe ne jemi shumë të angazhuar të rrisim dhe thellojmë bashkëpunimin tonë, në mënyrë që të arrijmë këtë moment.

Ndaj sërish ju uroj mirëseardhjen, Z. Ministër! Jam i sigurt se do të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer në të ardhmen në të gjitha nivelet.

Unë do të vijoj të mbështes dhe të jem krah Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.
Mirë se vini!

Ministri Xhafaj: Ishte një kënaqësi e veçantë takimi me Komisionerin Avramolupos, sepse para së gjithash takova një mik shumë të mirë të Shqipërisë, i cili ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme për shqiptarët në çështjet e integrimit të tyre.

Komisioneri është një mbështetës i madh i aspiratave të popullit shqiptar, të vendit tim drejt integrimit të mëtejshëm në Bashkimin Europian, por njëkohësisht është një mbështetës shumë i rëndësishëm për ne lidhur me çështjet e sigurisë dhe rendit publik në Shqipëri.

Unë shpresoj dhe besoj që nën kujdesin e tij, me mbështetjen e tij, ne do të bëjmë hapa të rëndësishëm që kanë të bëjnë me çështjet e luftës ndaj krimit të organizuar, trajtimit të çështjeve të emigracionit të paligjshëm dhe një sërë çështjesh të tjera që na preokupojnë në rrugën tonë në integrimin në Bashkimin Europian.

Unë shpresoj dhe besoj dhe kjo është një ftesë që dëshiroj t’ia bëj publikisht Komisionerit, që ai shumë shpejt të ketë mundësi të jetë në Tiranë për t’u njohur me rezultatet e gjithë këtij procesi dhe njëkohësisht me hapat e mëtejshëm që ne duam të hedhim në këto fusha të rëndësishme.

Komisioneri Avramopulos: Pikat kryesore të diskutimit tonë gjatë takimit të sotëm ishin sigurisht emigracioni, kriza e refugjatëve, lufta jonë e përbashkët kundër terrorizmit, radikalizimit, dhe kundër krimit të organizuar.

Dhe siç e thashë më parë, Shqipëria do të ketë mbështetjen tonë të plotë dhe do të kem kënaqësinë që të vizitoj Tiranën shumë shpejt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 'Njeriu i Vitit'/ SURPRIZA, Revista 'Time' përzgjedh lëvizjen 'MeToo' (VIDEO)
Previous article Firmoset memorandumi/ Ndihmë familjeve shqiptare që humbin kontaktet me emigrantët

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT