Mbrëmja e 4 tetorit tronditi kryeqytetin dhe jo vetëm. Në zonën më të populluar në Tiranë, atë të ish bllokut një person mbeti i vrarë dhe të tjerë u plagosën.
Veç të tjerave, ajo që bëri dhe “bujë” ishtë fakti se molla e sherrit konsiderohet të ketë qënë këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata.
Kjo e fundit, pasi i dashuri i saj, biznesmeni Ervin Mata kishte hyrë në konflikt me një nga emrat më problematic të policisë, atë të Ervis Martinaj.
Mendohet se një ngacmim i këngëtares është bërë shkak që dy grupet të përplaseshin duke derdhur kështu gjak.
Ose të paktën kështu u la e ditur nga Redi Popesku, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Në dëshmitë e tij shpeshherë kontradiktore, Popesku ngulmoi se shkak përplasjes ishte bërë Elvana Gjata.
Redi Popesku
Dita ditës, persona të rinj po dalin në skenë ku më i fundit ishte edhe biznesmeni Ajaks Boshnjaku i cili dy ditë më parë u vetëdorëzuar në polici në prani të avokates.
Ajaks Boshnjaku
Sot është bërë e mundur zbardhja e dëshmisë ku sërisht duket se ngjarja ndryshon rrjedhën e saj. Boshnjaku bën me dije se mrbëmjen e 4 tetorit, Redi Popesku e ka telefonuar dhe e ka ftuar tek lokali i tij për një gotë verë.
Ai shprehet gjithashtu në dëshmi se kur tre katër persona të tjerë hyn në lokal, ishin të shoqëruar nga Redi Popesku.
Vetë Redi këtë fakt nuk e përmend në asnjë moment gjatë dy dëshmive që ka dhënë.
Dëshmia e Boshnjakut me atë të Popeskut veç pikave që “puthen” ka dhe të tjera ku ndahen. Një ndër to është moment i vënies së pistoletës në kokë të Merviol Bilos, moment të cilin Boshnjaku e rrëfën ndërsa Popesku jo.
Merviol Bilo, ish komando
E megjithatë, të dy duket se bien “dakord” në n jë pikë kur thonë se nga frika nuk kanë parë kush ka qëlluar për vdekje, njeri është ulur poshtë e tjetri është fshehur poshtë banakut.
Ajo që bie në sy, është një emër i ri i papërmendur më parë ai i Ardi Bakut, të cilin Boshnjaku thotë se e ka takuar kur po hynte në lokal.
Ndërkohë kujtojmë se vetëm para pak minutash, gjykata e Tiranës la të lirë edhe Geldo Hotin, i pranishëm në sherr dhe tentoi të arratisej nga Shqipëria natën kur ndodhi sherri.
Çfarë dëshmoi Geldo Hoti:
Përgatiti: AlpeNews.al






