Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim mesditën e sotme me banorët e Unazës së Re në ambientet e bashkisë. “Askush nuk do të që të dalë i humbur. Bonusi i qirasë cash është tre vjet, por të moshuarit që u dërguan te banesat sociale mund ta mbajnë gjithmonë.
Ne jemi përgatitur për këtë kategori që nuk kishin leje, por thjeshtë me futur kokën diku janë stabilizuar. Mund të ketë kategori të tilla që nuk i prek rruga fare, nëse nuk të prek rruga nuk ke lidhje. Sot njerëzit do të kenë mundësi të shohin si ishin dhe si janë. Kategoria e dytë ka të bëjë me shpronësimet. Burrash kush ka tokë tjetër të vetën që nuk e prek gjurma të vijë që nesër të aplikojë për ndërtim në bashki, por nëse shpronësohesh.
Pra nëse ke një hapësirë 30% ta zë rruga, atëherë të gjithë hapësirën që të zë rruga transferohet diku tjetër për ta marrë. Ka edhe një kategori tjetër që nuk e ndihoj dot, ajo e politkanëve. Këta kanë nevojë për ndihmë sociale, këshillim, këta që nuk janë banorët dhe vijnë sikur te lodrat dhe teatri. Kush vjen deputet që vjen për të kapur kandidimin prapë, kjo vjen aty për hallet e veta dhe jo të banorëve. Ju flas si një njeri që është rritur me halle duke shkuar me qira nga njëra shtëpi te tjera, jo si këta që vijnë nga rengi. Këta që dalin sot e kanë bërë vetë projektin, por i pafytyrë nuk jam”.


