Biznesmeni 45-vjeçar Ajaks Boshnjaku, që ishte shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur më 4 tetor në zonën e ish-Bllokut, u vetëdorëzua mbrëmjen e së dielës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Gjatë deklarimeve që ai ka dhënë në Polici, ka sqaruar se nuk e dinte që ishte shpallur në kërkim dhe sapo e ka mësuar ka vendosur të vetëdorëzohet. Ndërsa është shprehur se nuk ishte paraqitur më parë për të dëshmuar, pasi ka pasur frikë. Në lidhje me natën e ngjarjes ai ka pretenduar se nuk ka dijeni për motivet apo rrethanat e vrasjes.
Ajaks Boshnjaku: Redi Popesku më mori ne telefon mbremjen e 4 tetorit dhe më ftoi të pija nje gotë verë në lokalin e tij. Shkova me motor te lokali, personi që po dilte nga lokali quhej Ardi Baku.
Kur hyra takova Popeskun dhe Ervin Matën. Gjithashtu edhe Mevjol Bilon, Tan Alushin dhe Geldo Hotin.
Vijon…


