• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U PAGUAN NGA BIZNESMENI PËR TË PARË “EL CLASSICO”/ TRE gjyqtarët përfundojnë tek Krimet e Renda
Home
Aktualitet
Drejtësi

“U PAGUAN NGA BIZNESMENI PËR TË PARË “EL CLASSICO”/ TRE gjyqtarët përfundojnë tek Krimet e Renda

27 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokuroria e Krimeve te Renda ka dërguar për gjykim tre gjyqtaret e Apelit, Durrës Kliton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri, për veprën penale, “ Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokuroreve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë ” neni 319/ c, i Kodit Penal.

Po ashtu për këtë vepër penale do të gjykohet  dhe shtetasin Namik Sadiku, për veprën penale “korrupsion aktiv të gjyqtareve, prokuroreve apo punonjësve të tjerë të drejtësisë ” të parashikuar nga neni 319 I Kodit Penal.

Ngjarja

Gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno kanë zhvilluar dy udhëtime, njëri prej të cilëve në Spanjë për të parë ndeshjen e futbollit mes Real Madrid dhe Barcelonës në 2014.

BIRN raporton se rasti që po hetohet nga prokuroria implikon gjyqtarët e Apelit të Durrësit me biznesmenin Namik Sadiku dhe ka të bëjë me një çështje gjyqësore midis këtij të fundit dhe ish-ortakut të tij, Oliver Ushina.

Ushina kishte paditur Namik Sadikun për ndërtimin e një pallati 10-katësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës, çështje të cilën ai e fitoi në shkallën e parë. Por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Apelit me ndërhyrjen e treshes Spahiu, Dhimitri dhe Çeno, i pari në cilësinë e relatorit dhe dy të tjerët anëtarë të trupit gjykues.

Më pas të tre gjyqtarët kanë shkuar dhe kanë parë derbin “El Clasico” në Spanjë bashkë me Sadikun, i cili dyshohet se ka mbuluar të gjitha shpenzimet. BIRN ngrit dyshime se, më parë, tre funksionarët e drejtësisë kishin udhëtuar me biznesmenin edhe në Itali.

Namik Sadiku është kontaktuar nga BIRN, por ka hedhur poshtë çdo aludim për kontakte midis tij dhe njerëzve të drejtësisë. Ai pretendon se përputhja e datave të udhëtimit të tij me ato të gjyqtarëve janë tërësisht rastësore. Dyshimet për financimin e këtyre udhëtimeve po hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që prej një viti e gjysmë.

screenshot-4_1528266872-9276535Pezullimi nga KLD
Në shkurt 2018 Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur pezullimin e tyre nga detyra, pasi tre gjyqtarët janë nën hetim. Kjo pasi sipas burimeve të prokurorisë në dosjen hetimore kundër tyre është administruar përgjigjia e autoriteteve Spanjolle, se nëpërmjet kartës së kreditit të shtetasit Fatjon Pula, kushëriri i shtetasit Namik Sadiku, i cili ishte palë e paditur në një proces civil që gjykohej nga tre gjyqtarët,ata kanë qëndruar në ambjentet e një hoteli në Spanjë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të ndjekur derbin “El Clasico” mes Real Madrit dhe Barcelonës. Është vërtetuar thotë prokuroria se Fatjon Pula ka paguar 450 euro për qëndrimin e tre gjyqtarëve në hotel. Ndërkohë në kërkesën e saj prokuroria shton se dhe shpenzimet e tjera si bileta e udhëtimit dhe bileta e hyrjes në stadium, ka dyshime jtë forta se është paguar nga shtetasi Namik Sadiku.

Nisur nga kjo situatë dhe krijimit të dyshimit të arsyeshëm, pak ditë më parë prokuroria i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda, për pezullimin nga detyra të tre gjyqtarëve të apelit Durrës Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQJA/ A është e majtë qeverisja e PS-së në këto 5 vite?
Previous article REZULTATET E STUDIMIT/ Një filxhan kafe rrit rrezikun për foshnje të parakohshme

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT