• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROJEKTI I “UNAZËS SË RE”/ Nis prishja e ndërtimeve. Aksioni pritet që të…
Home
Sociale

PROJEKTI I “UNAZËS SË RE”/ Nis prishja e ndërtimeve. Aksioni pritet që të…

26 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas apelit të kryebashkiakut Erion Veliaj, banorët e zonës së Astirit që preken nga zbatimit i projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri te Dogana, kanë nisur lirimin e ndërtimeve për t’u zhvendosur në shtëpitë sociale të vëna në dispozicion nga ana e Bashkisë së Tiranës. Sot janë shpërngulur disa familje, ndërsa shembullin e tyre pritet ta ndjekin edhe familje të tjera që tashmë kanë nisur të aplikojnë në Bashkinë e Tiranës për të përfituar nga një prej programeve sociale.

Menjëherë pas zhvendosjes së tyre, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkia Tiranë kanë vijuar sot në mbrëmje me prishjen e ndërtimeve që preken, duke i hapur rrugë kështu realizimit të projektit. Lajmin e ka dhënë vet kryebashkiaku Veliaj, i cili shpreh mirënjohje për familjet e para që u zhvendosën dhe pranuan të lirojnë banesat e tyre.

“Mirënjohje 2 familjeve të para që pranuan sonte prishjen e 2 banesave pa leje në Unazën e Re në shkëmbim të banesave sociale. Më mirë për ato të 2-ja e më mirë për 200 mijë shoferë që do kenë Unazën. Një qytet që s’ka të humbur e që s’e lejon politikën të përdorë! FORCA!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale.

Siç shihet edhe nga fotot makineritë e rënda të IMT-së dhe Bashkisë Tiranë po bëjnë shembjen e ndërtimeve dhe zhvendosjen prej aty të inerteve. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të bërë mundur realizimin e projekti që do zhvillojë, jo vetëm gjithë zonën e Astirit, por do të sjellë dhe një çlirim të trafikut në një nga zonat më problematike të Tiranë.

Vet kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje të vazhdueshme banorëve të zonës së Astirit që të distancohen nga përdorimi politik që po u bën opozita dhe të aplikojnë sa më parë pranë Bashkisë Tiranë për të përfituar nga programet e saja sociale. Veliaj ka bërë të ditur se për të gjitha familjet që ndërtesat i kanë me leje do të shpronësohen sipas parashikimeve që bën ligji, ndërsa për ata që s’kanë dokumente pronësie do të ofrohet mbështetje sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te banesat sociale. Gjatë ditës së sotme ai inspektoi disa nga banesat sociale në Shkozë të cilat janë bërë gati të presin familjet e zonës së Astirit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PAKT ME VUÇIÇ PËR NDARJEN E KOSOVËS"/ Rama: Shpifje kazani e Beogradit
Previous article PROVOKIMI/ Evra TALL KEQ Bonuccin për MILANIN: Atje ku ishe, tr… do luaje në Champions (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE/ Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren në Tiranë, në telefonin e së miturës u gjetën video të rënda të... Aktualitet

SHOKUESE/ Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren në Tiranë, në telefonin e së miturës u gjetën video të rënda të...

PO FSHIHET NË SHQIPËRI? Arratisja e Alket Rizait, policia greke në ndjekje të gjurmëve të tij Aktualitet

PO FSHIHET NË SHQIPËRI? Arratisja e Alket Rizait, policia greke në ndjekje të gjurmëve të tij

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT