• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLEDHJA QEVERIVE/ Rama flet për Bashkim Kombëtar: Nuk mund të presim pafundësisht BE-në
Home
Politikë

MBLEDHJA QEVERIVE/ Rama flet për Bashkim Kombëtar: Nuk mund të presim pafundësisht BE-në

26 November, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka prezantuar idenë e një projekti për bashkim kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me dy qeverive në Pejë, Rama i bëri ftesë Haradinajt që të nisë puna nga dy Ministritë e Jashtme për hartimin e një strategjie të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve deri në vitin 2025.

Rama shtoi se Shqipëria nuk mund të presë pafundësisht BE-në në lidhje me pranimin në këtë organizëm, sikurse Kosova është e lodhur nga pritja për liberalizimin e vizave.

Duke u ndalur tek marrëveshjet mes dy vendeve, Rama tha se brenda 6-mujorit të vitit të ardhshëm do të ketë 0 taksa në doganat mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa 100% taksa në veri, pra në kufirin Kosovë-Serbi.

Ai e konsideroi vendimin e fundit të Kosovës për produktet serbe një reagim politik të drejtë, të ardhur pas veprimeve të palës serbe për pengimin e anëtarësimin e Kosovës në instancat ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës se “qenësia e normalizuar e Kosovës është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal”.

“Për Shqipërinë, Kosova është shtet i pavarur, sovran, me regjim demokratik, garancia dhe qenësia e normalizuar e të cilit është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se “e drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë-shtete dhe nuk njeh gjysmë-njerëz”, duke nënvizuar se “prandaj jemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj”.

“Interpoli ishte shfaqje dekurajuese për shfaqjen e partnerëve potencialë në rajon”, shtoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË DASHURI"/ Blendi Fevziu poston foton "e ëmbël" me vajzën e vogël
Previous article IA LININ SHTËPINË TA RUANTE/ Fqinji i bën "gjëmën" çiftit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT