Një nga shtetasit, që ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë në ish-Bllok në 4 tetor, është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës.
Ajaks Boshnjaku, i cili ka qenë i pranishëm në konfliktin e armatosur që ndodhi në lokalin në pronësi të Redi Popeskut, ishte shpallur në kërkim si person që ka dijeni për këtë ngjarje, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Boshnjaku u vetëdorëzua mbrëmjen e së dielës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku mbërriti i shoqëruar nga avokatja e tij, Olta Myftaraj.
Ajaks Boshnjaku është mik i komandos Mevjol Billo, i cili është i dyshuari kryesor për shkëmbimin e zjarrit me viktimën dhe të plagosurit, të cilët ishin miq me njëri-tjetrin.
Ndërkohe që policia vazhdon kërkimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, mes të cilëve përvec Billos, edhe partneri i Elvana Gjatës, Ervin Mata.


