18 vjeçari,Daniel Dobraj, i cili dyshohet se është autori që hodhi kapsolle ndaj polices, Ina Nuku, pritet të dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë.
Paraditen e së shtunës ai është marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes gjatë së cilës ka mohuar akuzën që të ketë qenë ai.
Ora News mëson se gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se është e vërtetë që ka hedhur 3 kapsolla, por se i ka hedhur në drejtim të kangjëllave dhe jo në drejtim të policisë.
“Po është e vërtetë që kam hedhur tre kapsolla në protestë, por jo në drejtim të policisë por në drejtim të kangjellave”.
Policia ndërkohë ka bërë me dije se hedhja e kapsollës nga i riu në drejtim të polices është e dokumentuar me pamje filmike.
Nëse akuza vërtetohet ai rrezikon 3.5 vite burg.
Aktualisht Ina Nuka po merr mjekim të specializuar në një spital në Stamboll. Efektivja e policisë mbeti e plagosur gjatë protestës që u zhvillua përpara parlamentit.
Policja ka humbur dy gishta, një gisht i tretë është prerë deri tek mollëza ndërsa një gisht tjetër ka pak dëmtime.
Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës dha masat e sigurisë për 11 të arrestuarit e protestës para parlamentit.
Ndryshe nga sa kërkoi prokuroria, gjyqtari Besnik Hoxha, vendosi “arrest me burg” vetëm për një nga të arrestuarit, Dorjan Broduarin.
Ndërsa për 10 banoërt e tjerë të Astirit u vendos detyrim për tu paraqitur tre herë në muaj në Prokurorinë e Tiranës.


