Mbrëmja e 4 tetorit tronditi kryeqytetin dhe jo vetëm. Në zonën më të populluar në Tiranë, atë të ish bllokut një person mbeti i vrarë dhe të tjerë u plagosën.
Veç të tjerave, ajo që bëri dhe “bujë” ishtë fakti se molla e sherrit konsiderohet të ketë qënë këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata.
Kjo e fundit, pasi i dashuri i saj, biznesmeni Ervin Mata kishte hyrë në konflikt me një nga emrat më problematic të policisë, atë të Ervis Martinaj.
Mendohet se një ngacmim i këngëtares është bërë shkak që dy grupet të përplaseshin duke derdhur kështu gjak.
Një ditë më vonë, Elvana Gjata largohet nga Shqipëria dhe ende sot nuk dihet vendodhja. Ndonëse e shpallur në kërkim policor, këngëtarja nuk duket se ka ndërmend të kthehet.
Por ndonëse kështu, sot është bërë një “lëvizje” nga ana e këngëtares ku nga profile i saj në Instagram ka bërë folloë një nga deputetët e PS. Mendohej se Gjata nuk do e përdorte edhe për disa kohë rrjetin social, por duket se këngëtarja nuk ka mundur të duroj dot më.
Veç kësaj, një tjetër zhvillim i pazakontë ndodhi kur një nga personat që kanë qënë të pranishëm në lokal Ajaks Boshnjaku, vetëm para pak orësh u vetëdorëzua në polici, në prani të avokatës së tij.
Detaje të reja pas këtij moment nuk ka. Por rikthimi i ngjarjes me dy “lëzvizje” të tilla brenda një dite, duket sikur na thotë se të tjera do kemi në vijim.
Përgatiti: AlpeNews.al



