• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Kaçkavall” e “çokolatina”, përgjimet fundosin grupin shqiptar të 1.6 tonëve drogë
Home
Aktualitet
Drejtësi

“Kaçkavall” e “çokolatina”, përgjimet fundosin grupin shqiptar të 1.6 tonëve drogë

6 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Shqiptarët e arrestuar nga Policia greke për sasinë 1.6 tonë drogë kanë mohuar lidhjen me drogën, por përgjimet e palës greke kanë fundosur të gjithë grupin, që funksiononte si një rrjet i mirëorganizuar.

Përgjigjet janë publikuar nga mediat greke, nga ku citohet se edhe pse 11 të pandehurit për gomonen me 1,6 tonë kanabis kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me drogën, përgjimet telefonike të realizuara nga shërbimet greke të ndjekjes, i rrëzojnë pretendimet e të pandehurve.

Në përgjimet e transkriptuara, të dyshuarit përdornin fjalë të koduara gjatë bisedave telefonike.

“Ëmbëlsira”, “kaçkavalli”, “kafeja”, “çokolatinat”, janë disa nga këto fjalë që nënkuptonin drogën, pagesën cash si dhe kamatën. E përditshmja greke “Espresso”, ka zbardhur të shtunën disa fragmente nga këto përgjime, që përfshihen në dosjen e akuzës kundër 11 të arrestuarve.

Në bisedën e trafikantëve vihet re se ata janë mjaft të kujdesshëm në përdorimin e këtyre termave, duke mos përmendur asnjë fjalë tjetër që kishte të bënte me trafikun e lëndës narkotike. Në fragmentin e parë të publikuar nga media greke “Espresso”, është transkriptuar një bisedë ndërmjet shtetasit shqiptar i identifikuar Ermal Likaj dhe atij bullgar Jordan Stojanov.

BISEDA E PARË

E.Likaj: Alo, mik.

J.Sotajanov: Të mbyllen portat? OK? Mbaruan?

E.Likaj: Po, po. Thuaju të mbyllet…

J.Stojanov: Do ktheheni. T’i heq kamerat?

E.Likaj: Jo, jo. Do të kthehemi nesër. Do të vijmë të njëjtën orë.

J.Stojanov: Ok, më merr në çfarëdo ore, të shkoj të mbyll kamerat.

BISEDA E DYTË

J.Stojanov: Ej, pasdite do të jem në dyqan, në ora 6.

E.Likaj: Po, sepse… doja të të them të vesh pak mbulesën aty, të gjithë s’ka…

J.Stojanov: Gjithë çfarë?

E.Likaj: Po, po. T’i vesh pak mbulesën.

J.Stojanov: Gjithë skafit?

E.Likaj: Po, sepse kam ato.

J.Stojanov: Të vendos mbulesën përsipër?

E.Likaj: Kam atë po të them… (nuk kuptohet)

J.Stojanov: Tani t’i them, vure, hiqe.

E.Likaj: Të mos marrë ndonjë bidon ai që hyn brenda…

J.Stojanov: Gruaja ime do të shkojë të vendosë mbulesën.

BISEDA E TRETË

Këtu, dy pjesëtarë të grupit, që nuk u publikohen emrat, flasin për çokolatina, para cash, kaçkavall dhe kafe.

I: E mban mend herën e fundit, ëmbëlsirën që more?

II: Herën e fundit?

I: Po, pra, ëmbëlsirën.

II: Po.

I: Po, nëse gjen njeri me cash…

II: Për çokolatinat nuk thua?

I: Po.

II: Për sa para?

I: Ai i le me dy. Më nxori një ditë pune.

II: Problem, hë? Tjetra me ndonjë tetëshe. Domethënë, ta sjell… A bëhet?

I: E dëgjova. Bëhet nami, vazhdimisht kaçkavall.

II: Për kaçkavallin paratë, kaçkavall, e di.

I: Dëgjo, më dëgjo…

II: Po

I: Unë me ty po flas. Çfarë çmimesh më japin…

II: Po

I: Unë nuk të vë kafe (nënkupton kamatën)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shorti/ Juventus në 'ankth'. Ja kundërshtarët e frikshëm në fazën tjetër të Championsit
Previous article Vëllai rrëfen fundin e Mehmet Shehut. U qëllua me armë pasi e helmuan, kush e dha urdhrin

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT