• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NDJEKJA”/ Bënin “KËRDINË” në Durrës. Kapen DY të rinjtë që vidhnin makina dhe biçikleta (DETAJET)
Home
Breaking News

“NDJEKJA”/ Bënin “KËRDINË” në Durrës. Kapen DY të rinjtë që vidhnin makina dhe biçikleta (DETAJET)

25 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Ndjekja”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndalojnë dy persona të shpallur në kërkim, të cilët kanë ushtruar aktivitetin kriminal të vjedhjes së automjeteve dhe biçikletave.

Sipas burimeve të i vendore, mësohet se janë dokumentuar 9 vjedhje automjetesh dhe biçikletash, ndërsa sekuestrohen produkte në vlerën monetare 12 000 Euro.

Komisariati i Policisë Durrës

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve në fushën e vjedhjes së pronës, Specialistët për Hetimin e Krimit kanë bërë të mundur kapjen e dy shtetasve në kërkim, të cilët kanë ushtruar aktivitetin kriminal të vjedhjes së automjeteve dhe biçikletave në qytetin e Durrësit.

Janë ndaluar shtetasit:

• E. T., 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale”Vjedhja”;

• L. Ç., 37 vjeç, banues në Fier.

Shtetasin E. T., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 16 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

Në ngarkim të shtetasit E. T., është dokumentuar me prova shkencore si autor i dyshuar i 8 vjedhjeve të automjeteve në qytetin e Durrësit gjatë muajve të fundit dhe konkretisht:

Më datë 25.09.2018, gjatë natës në fshatin Katund Sukth, dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip Benz, i parkuar pranë banesës në pronësi të shtetasit A. M.

Më datë 01.10.2018, në lagjen nr. 13 Durrës dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip Benz 280 në pronësi të shtetasit K. P.

Më datë 09.10.2018, në lagjen nr. 7 Durrës dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip Benz 200, në pronësi të shtetasit M. C.

Më datë 12.10.2018 , në lagjen nr. 17/ 1 Durrës dyshohet të ketë vjedhur automjetin furgon, në pronësi të shtetasit P. B. si dhe një sasi produktesh bujqësore që ndodheshin në automjet. Produktet bujqësore kapnin një vlerë rreth 12 000 Euro, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Më datë 22.10.2018, në fshatin Vadardhë Sukth Durrës, dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip Benz dhe 4 goma së bashku me disqe në pronësi të shtetasit V. L.

Më datë 27.10.2018, në lagjen nr .18 Durrës dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit S. G.

Më datë 17.11.2018, në lagjen Nr. 13, Durrës dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip BMW, në pronësi të shtetasit A. D.

Më datë 17.11.2018, gjatë natës , në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet të ketë vjedhur mjetin Benz kamionçinë, në pronësi të shtetasit Z. M.

Nga ana e uniformave blu vijon puna për gjetjen dhe bllokimin e automjeteve të dyshuara të vjedhura nga shtetasi i mësipërm.

Ndërsa shtetasi L. Ç., ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë, pasi dyshohet se më datë 19.11.2018 në Tiranë i ka vjedhur biçikletën shtetasit Xh. B. dhe e ka shitur në Durrës.

Biçikleta është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Për veprime të mëtejshme shtetasit e mësipërm iu dorëzuan Efektivëve të Policisë Tiranë, pasi dyshohet dhe për vjedhje të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tani në armiqësi me Ritën për Dua Lipën? Bebe Rexha kapet "MAT" me këtë të fundit (FOTO)
Previous article ANALIZA/ A është e mundur ngritja e “ushtrisë evropiane” të Emanuel Makronit?

F.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT