• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E RADHËS” NGA BASHA/ Sulmon efektiven Ina Nuka në portalin rus të lobistëve të tij (FOTO)
Home
Politikë

“E RADHËS” NGA BASHA/ Sulmon efektiven Ina Nuka në portalin rus të lobistëve të tij (FOTO)

25 November, 2018 F.autor Politikë

Kreu demokrat Lulzim Basha është aktualisht nën hetim nga drejtësia amerikane për aferat miliona dollarëshe të lobimit përmes oligarkëve rusë, lidhje këto të zbuluara nga mediat ndërkombëtare.

Por për të qënka e vështirë që të ndahet nga lobet ruse, të cilat hera herës i përdor për të fabrikuar shkrime që nxijnë vendin e tij.

Së fundmi, Basha ka zhvendosur protestën e banorëve të Astirit në Rusi, duke i treguar opinionit publik të Rusisë se si Edi Rama po “përdor policë të pambrojtur e të patrajnuar në protesta, që ata të lëndohen dhe më pas të përdoren politikisht.”

Dje portali informativ Tsarizm.com, që raporton çështje rreth Rusisë dhe ish republikave sovjetike, ritheksonte atë që kemi dëgjuar ditët e fundit nga Basha, se efektivja Ina Nuka ishte një police e pambrojtur dhe e patrajnuar që po përdorej nga pushteti i Edi Ramës.

Mesazhi i Bashës ishte vënë në gojën e një gazetareje me emrin Alice Taylor, që ndër të tjera në shkrimin e saj i bënte thirrje diplomatëve të huaj në Tiranë, të zgjoheshin përpara padrejtësive të qeverisë Rama.

Por si faktohet lidhja e Bashës me propagandën ruse? Portali Tsarizm.com është në pronësi të L.Todd Wood, gazetar me banim në Moskë, emër ky i njohur për shkrimet e tij kundër Shqipërisë në Washington Times, por edhe si njeri i idhur me lobistët rusë.

Lexo.al zbuloi disa kohë me parë lidhjen mes tij dhe Yuri Vanetik, lobist rus dhe anëtar bordi në Tsarizm.com, mik dhe bashkëpunëtor me Nick Muzin, Mike Flynn dhe Kemal Alptekin, që të tre lobistë të Lulzim Bashës.

Së fundmi, mediat amerikane e kanë vënë këtë portal në qendër të sulmeve si një pasqyrë e pështirë e propagandës pro ruse. Shkaku është bërë pikërisht Vanetik, që sipas amerikanëve e përdor portalin për të fabrikuar shkrime në favor të klientëve për të cilët lobon, veprim që drejtësia amerikane e cilëson të paligjshëm.

Portali Tsarizm është i mbushur me shkrime kundër identitetit të shqiptarëve, e në të njejtën kohë me qoka, promovime dhe reklama për klientët e lobistëve si Nick Muzin dhe Yuri Vanetik, dy njerëz që sipas investigimeve kanë shërbyer për Lulzim Bashën.

Së fundmi, ja ku është një tjetër provë që ata e kanë përdorun portalin e L. Tood Wood për t’i bërë jehonë mesazhit të Bashës se efektivja e plagosur rëndë Ina Nuka, ishte thjesht një vajzë e patrajnuar, e përdorur nga pushteti.

 
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKTORJA E NJOHUR TURKE FRYN BUZËT/ Fansat i kthehen kundra (FOTO)
Previous article "PARISI NË FLAKË"/ Presidenti Macron: Protestuesit të kenë TURP. Vepruan kundër...

F.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT