Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu por edhe dëborë. Kjo do të jeta situata e motit për ditën e diel.
Edhe pse ditët e fundit dielli ka qenë i pranishëm, nesër nuk do të mungojnë reshjet e dëborës në zonat malore.
Ndërsa në zonat e tjera sipas Meteoalb, do të ketë reshje shiu të cilat do të vijojnë edhe javën tjetër.
Ditën e martë (20 Nëntor) reshjet intensive të shiut ndikuan në punën e portit të Durrësit. Forca e detit, arriti deri në 6 ballë, ku solli vonesa prej dy orësh në mbërritjen e trageteve të udhëtarëve, por edhe pezullim të lundrimit të anijeve të peshkimit.


