• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E IVANOVIC/ Një muaj burg për 3 të dyshuarit. Në kërkim është…
Home
Rajon

VRASJA E IVANOVIC/ Një muaj burg për 3 të dyshuarit. Në kërkim është…

24 November, 2018 F.autor Rajon

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën prej një muaji paraburgim, ndaj dy të pandehurve me iniciale N.S. dhe M.R., të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, lidhur me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanovic. Ndërkaq, të pandehurit D.M. po ashtu i është caktuar masa prej një muaji parabugim, për veprën “zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

“Të pandehurve N.S., M.R. dhe D.M. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, nga data 23.11.2018 deri me datë 23.12.2018”, thuhet në njofimin e Gjykatës Themelore.

Policia e Kosovës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, të premten arrestoi katër persona në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve janë të dyshuar se kanë lidhje me vrasjen e politikanit serb, Ivanovic. Ndërkaq, personi i katërt i arrestuar nuk ka të bëjë me rastin.

Gjykata Themelore thotë se masa prej një muaj paraburgim “është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës”. Në njoftimin e Gjykatës po ashtu theksohet se masa e paraburgimit prej një muaji parandalon që të panderhurit të qëndrojnë në liri ku “do të mund të përsërisnin veprat e njëjta apo të ngjashme penale”.

Policia e Kosovës të premten ka njofuar se është në kërkim edhe të një personi tjetër me iniciale M.R., i përkatësisë serbe, lidhur me vrasjen e Ivanovicit.

Politikani serb, Oliver Ivanovi. ishte vrarë më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSJA E TUALLAUT NË LUSHNJE/ Çfarë dëshmonte 47 vjeçari për VRASJEN e vëllait: I njoh...
Previous article FENOMENI ADSHEAD/ Refuzon Barçën dhe Man City për kategorinë e tretë

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT