Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme tek rrethrrotullimi i Plugut në Lushnje. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri është Saimir Taullau, dhe është qëlluar me armë zjarri brenda lokalit të tij.
Informacionet e para bëjnë me dije se autori është larguar drejt Elbasanit.
Ai është transportuar në Spitalin e Lushnjës ku po merr ndihmën e parë.


