Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat tetë trafikantët që u arrestuan para te ditësh me 580 kg kanabis në Qafë Thanë. Ata janë; Aranit Bida, që është drejtuesi i grupit së bashku me Arben Tristean, Eduard Haxhin, Erando Mehmetin, Gentjan Rapollarin, Elvis Gjonën, Andi Qiraxhin dhe Leonard Demirajn.
Pas seancës avokati u shpreh kundër vendimit duke deklaruar se “Gjykata nuk i ka të zbardhura vendimet për lejimin e përgjimit. Shtetasi turk përgojohet, por pa emër, sikur do të dalë një tjetër emër, por hipotetike”.
Kërkesën e prokurorisë drejtuar gjykatës dhe përgjimet që dërguan në goditjen e grupit kriminal. Grupi u zbulua pas përgjimeve të nisura prej tetorit 2018. 580 kg kanabis që u sekuestrua në Qafë Thanë do të transportohej drejt Turqisë, fillimisht duke e kaluar me varka nga liqeni i Pogradecit në Maqedoni dhe më pas në Greqi me destinacion final Turqinë.
Të arrestuar që u lanë në burg;
Aranit Bida
Arben Tristea
Eduard Haxhi
Erando Mehmeti
Gentjan Rapollari
Elvis Gjona
Andi Qiraxhi
Leonard Demiraj


