• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQIA DORËZON RAPORTIN/ Ja kush fshihet pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara
Home
Nderkombetare

TURQIA DORËZON RAPORTIN/ Ja kush fshihet pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara

24 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Pas atentatit ndaj ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov, i cili u vra më 19 dhjetor të vitit 2016 në Ankara, qëndron rrjeti terrorist dhe i spiunazhit të FETO-s në krye me Fetullah Gülen, thuhet në aktakuzën e cila sot iu dorëzua gjykatës në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

ambas

Hetuesia turke përfundoi hetimet lidhur më atentatin ndaj Karlov-it, ndërsa aktakuza e cila u përgatit nga prokurori i Zyrës së antiterrorit dhe krimit të organizuar Adem Akinci, sot iu dorëzua Gjykatës së Dytë Penale në Ankara.

Aktakuza me gjithsej 609 faqe përfshinë 28 të dyshuar, përfshirë dhe udhëheqësin e organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen.

Të dyshuarit ngarkohen për “shkelje të rendit kushtetues”, “anëtarësim në organizatë terroriste të armatosur”, vrasje e planifikuar me elemente të terrorizmit”, “gjuajtje me armë zjarri me qëllim terrorist për shkaktim të panikut, frikës dhe shqetësimit”.

Për të dyshuarit kërkohet burgim i përjetshëm dhe dënime të tjera me vuajtje të burgimit shumë vjeçar.

Aktakuza, ndër të tjera nënvizon se pas atentatit të ambasadorit Karlov qëndron rrjeti terrorist dhe i spiunazhit të FETO-s në krye me Gülen, i cili është përgjegjës edhe për tentimin e dështuar të grusht shtetit në Turqi më 15 korrik të viti 2016. Atentati ndaj Karlov-it karakterizohet si “akt për të provokuar marrëdhëniet ruso-turke”.

Atentati ndaj Karlov-it ndodhi në Galerinë e Arteve në Ankara, në momentet e adresimit të tij para të pranishmëve në ekspozitë. Atentatori iu afrua dhe e vrau me armë zjarri, ndërsa policia më pas vrau atentatorin.

Vrasja e Karlov-it ndodhi në kohën e përpjekjeve të procesit për normalizimin e marrëdhënieve turko-ruse, ku Karlov ishte një nga aktorët e rëndësishëm të këtij procesi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marotta sfidon Juventusin, Interi futet në garë për Pogban
Previous article SEXY SI MOTRA/ Zaira Nara në gjurmët e motrës së saj, Wandas (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz Botë

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar Botë

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja Botë

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT