• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
FOKUSI/ Dy ndërhyrjet strategjike në Reformën e Pronës
Home
Ekonomi
Biznes

FOKUSI/ Dy ndërhyrjet strategjike në Reformën e Pronës

23 November, 2018 F.autor Biznes, Ekonomi

Qeveria shqiptare miratoi të mërkurën paketën ligjore për Reformën e Pronës, e cila së shpejti do të diskutohet dhe miratohet në Kuvend.

Kjo reformë ka në fokusin e saj krijimin e një Sistemi të Menaxhimit të Integruar të Tokës.Kuadri i ri ligjor do t’i japë zgjidhje njëherë e mirë problematikave të mbartura, duke filluar që nga regjistrimi i titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore.

Po ashtu, do t’i japë gjithashtu fund sorrollatjeve sa nga ALUIZNI tek ZVRPP. Shkurtimi i procedurave do të mundësojë regjistrimin e lejeve të legalizimit brenda një afati kohor 60-ditor. Kjo sepse kalimi i pronësisë mbi truallin do të jetë procedurë e njësuar me atë të legalizimit, falë krijimit të agjencisë unike.

Konkretisht, qeveria ka planifikuar dy ndërhyrje strategjike për çeljen e një kapitulli të ri me pronat. Projektligji për krijimin e agjencisë unike të titujve të pronësisë, ku do të përfshihen kompetencat e institucioneve si ALUIZNI apo Hipotekat dhe ai për kuadrin e ri ligjor, për të mundësuar integrimin e proceseve dhe përmbylljen e proceseve tranzitore mbi pronën si legalizimet apo regjistrimi i AMTP-ve.

Integrimi i të gjitha proceseve që prekin pronën do të kryhet nëpërmjet krijimit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si institucioni shtetëror përgjegjës për administrimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, si dhe për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë.

Krijimi i kadastrës dixhitale shumë-qëllimshme mundëson gjithashtu që çdo pronë të jetë e regjistruar, të jetë e pasqyruar saktë dhe të ketë një pronar të identifikueshëm.

Projektligji i dytë, ai për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në vend, do t’i hapë rrugën zgjidhjes së çështjeve të mbartura me legalizimin e ndërtimeve pa leje, lëshimin dhe regjistrimin e AMTP-ve, si dhe përmirësim e regjistrit të të dhënave të pasurive.

Ky kuadër i i ri ligjor do të mundësojë eleminimin e çdo hallke të panevojshme, që shkakton barrë për qytetarët dhe për vetë strukturën shtetërore, përmes dixhitalizimit të të gjitha proceseve administrative të lidhura me pronësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA TEK "UNAZA E RE"/ Veliaj: Politika po kërkon ta përçajë qytetin
Previous article "ALEATJA"/ Karrenbauer favorite për t’i zënë vendin Angela Merkel

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT