Kreu i ALUIZN-it Artan Lame u është përgjigjur banorëve të “Unazës së Re” në një lidhje direkte për emisionin “Open” dhe u shpjegoi se çfarë do të ndodhë me pronat e tyre.
Artan Lame: Ata që e kanë legalizuar do t’i ndihmojmë që të regjistrohen në hipotekë që të bëhet shpronësimi. Ndërsa ata që nuk e kanë legalizuar nuk mun dtë regjistrohen në hipotekë. Nëse Marsela ka çertifikatën të rrijë e qetë se do dalë VKM e shpronësimit. Ndërsa subjekti që ka regjistruar në hipotekës do marrë paratë e tokës.
Subjekti 5 që është në proces legalizimi, nuk mund të marrë shpronësim dhe hyn në listën e qerasë.
Eni Vasili: Për sa vite marrin një përgjigje?
Artan Lame: Secili nga 200 e ca subjekte do të marrë një lajmërim nëse janë në kushte për shpronësim ose për qera afatgjatë.


