Pas protestës së dhunshme që u zhvillua sot para Kuvendit, banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish tek Astiri.
Në mbështetje të kauzës së tyre, që shprehen kundër shembjes së banesave, ka shkuar edhe lideri i PD-së Lulzim Basha. Teksa qëndronte mes banorëve, Basha tha se Rama do ta paguajë rëndë atë çka po ndodh me këtë protestues, që sipas tij u dhunuan nga policia. Sipas lideri të PD-së Rama nuk njeh ‘vijat e kuqe’, por vetëm ‘vijat e bardha’.
“Gjuha e konfliktit dhe sharjet raciste ndaj qytetarëve janë gjuhë e Ramës. Ai mban përgjegjësi për dhunën, që ka shkaktuar disa viktima. Zonja me shtyllën kurrizore të shembur, ai do të paguajë edhe për gishtat e polices. Një njeri i papërgjegjshëm për vjedhjen prej miliona eurosh. Ligji dhe kushtetuta është me ta, me shtëpitë e tyre. Po keqpërdor policinë për të mbuluar vjedhjen. Së dyti po përdor propagandën, për të vendosur përballë policinë dhe qytetarët. Ku në fakt këtu si policia dhe qytetarët janë në një anë, dhe në anën tjetër është ai që po vjedh miliona euro për një akt korruptim”, tha Basha.
Ndërkohë banorët brohorasin në kor me thirrje; “Duam shtëpitë tona”, “Turp, turp, turp”, “Edi Rama është shpellar. Përveç Bashës, në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetë të PD-së dhe LSI-së. Ndërkohë, përveç forcave Shqiponja, në protestë janë edhe forca të tjera policore.
Pyetje nga gazetarët për Bashën:
Pse nuk ishit në protestën paradite?
Ishim aty. Opozita ishte aty. “Ca ‘vije të kuqe’ u shkel? Ai si njeh vijat e kuqe, por të bardhat, ato që merr me hundë. Vija e kuqe është shkelur kur i është vënë kryq në shtëpitë e këtyre qytetarëve, për të vjedhur 40 mln euro.
Cila është lëvizja e radhës e opozitës?
I uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Këtu ka vetëm një njeri që ka shkelur ligjin. Ai është Edi Rama.
Kush i goditi qytetarët? Kush e goditi 60-vjeçaren? T’i japë fund propagandës. E patë si i quan, çfarë sharjesh përdor. Ai është kryehajdut. Po kryet vjedhje për të mbushur xhepat e Ramës, dhe miqve të tij. Kanë ardhur këtu, dhe i kanë vënë kryqe për t’i shembur shtëpitë. Shtëpia është e shenjtë. U tha edhe Enveri të ngrihet nga varri, s’ua shemb dot shtëpitë, po sot e ka harruar. Edhe qytetarët të vijnë këtu, se sot po ua shemb këtyre shtëpi, nesër do u vijë radha atyre. Dëmshpërblim të drejtë për banorët, dhe hetim të aferës korruptive.


