Banorët e “Unazës së re” kanë protesuat sot përpara Kuvendit në një tubim që ishte çdo gjë tjetër veçse paqësor.
Me kërkesën e dëmshpërblimit, banorët janë ëprplasur fizikisht me policinë duke i lënë këtyre të fundëve dëme të shumta, kujtojmë këtu efektiven 24 vjeçare që humbi katër gishta pas kapsollave që iu hodhën në duar.
Fill pas mbarimit, policia ka arrestuar 11 prej tyre ku një ndër to është Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç.
Ky i fundit, jo vetëm që ka qënë një nga më aktivët në protest por edhe një militant i flaktë i Partisë Demokratike.
Me një kërkim të thjeshtë në profilin e tij, zbulohet se është “Frekuentues” i rregullt i protestave të PD ku fotot më të shumta janë ato me dy gishtat lart.
Mbi të arrestuarit rëndon akuza “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
/AlpeNews.al




