• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO VRITESH ME SNAJPER”/ Kërcënohet Salianji, Prokuroria nis verifikimet
Home
Politikë

“DO VRITESH ME SNAJPER”/ Kërcënohet Salianji, Prokuroria nis verifikimet

21 November, 2018 F.autor Politikë

Deputeti demokrat Ervis Salianji ka marrë një letër kërcënuese në adresë të tij pak ditë më parë, në kulmin e shpërthimit të çështjes “Dako” dhe daljen e përgjimeve të prokurorisë për të pas operacionit “Vol-vo4”.

“Do vritesh me snajper”, shkruhej ndër të tjera në letrën e mbërritur në adresë të Salianjit më 31 tetor 2018 nga burgu i Fushë-Krujës ku madje jepeshin dhe emrat e autorëve të supozuar.

Letra ka mbërritur në adresën e Salianjit në selinë e PD nga një i burgosur i quajtur Agim, i dënuar me 24 vite burg për vrasje, i cili i shkruante deputetit demokrat se do vritej me snajper nga një ish-punonjës policie, i quajtur Dorian Duli, 38 vjeç, me origjinë nga Parruca e Shkodrës, i cili ka qenë i dënuar, por është liruar nga qelia në 21 janar të vitit 2016.

“Zoti Ervin juve do qëlloheni me snajper nga 38-vjeçari Dorian Duli ish punonjës policie me origjinë nga Parruca Shkodër i liruar nga burgu më 21/01/2016 ky person në bashkëpunim edhe me anëtarë të bandës së Lulzim Berisha…me porosi edhe të Vangjush Dako…”, shkruhet mes të tjerash në letër.

Më pas Salianji ka bërë denoncim në Prokurorinë e Përgjithshme dhe për dijeni dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

Prokuroria e Përgjithshme e ka kaluar çështjen tek Krimet e Rënda dhe po bëhen verifikimet për rastin.

DEPUTETI: DO VAZHDOJ DENONCIMET

Ndërkohë në një prononcim për “BalkanWeb”, Salianji thotë se rasti po ndiqet nga institucionet dhe se i kishte parashikuar që mund të ndodhnin gjëra të tilla por se do vazhdojë denoncimet.

“Ju keni marrë sot info për këtë çështje por unë kam kohë që kam dijeni dhe nuk e kam gjykuar si çështje publike. Madje bërja publike i jep pike pikërisht këtyre formave të intimidimit apo intrigës që të ushtrohet presion nëpërmjet përdorimit të delikuenteve.
Në dijeninë time rasti po ndiqet nga institucionet.
Personalisht të gjitha këto i kam parashikuar dhe nuk më bëjnë përshtypje, çfarëdo qoftë sajesë e qeverisë apo përpjekje delikuentësh. Nuk më bën asnjë përshtypje dhe siç mund ta keni ndjekur kam vazhduar denoncimet e krimit edhe në majat më të larta të pushtetit”, tha deputeti i PD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ VDES talenti i futbollit SHQIPTAR, shkak një sëmundje e panjohur
Previous article E TMERRSHME/ Norvegjia "goditet" nga abuzimi më i madh në histori i një pedofili

F.autor

Postime të ngjashme

“MARRE”/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama Politikë

“MARRE”/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama

DËNIMI I KOMANDANTËVE/ Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në Politikë

DËNIMI I KOMANDANTËVE/ Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

SHPALLET FAJTOR PËR KRIME LUFTE/ Gjykata Speciale dënon me 25 vite burg Hashim Thaçin Breaking News

SHPALLET FAJTOR PËR KRIME LUFTE/ Gjykata Speciale dënon me 25 vite burg Hashim Thaçin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT