Kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje pagash për mjekët vitin e ardhshëm.
“Ka ndryshuar në dy drejtime pagat e mjekëve dhe infermierëve: Rritjes e pagës dhe uljes së taksave. Përsëri ne do rrisim pagën për infermierët e mjekët. Janë 17.864 punonjës që do kenë një rritje page prej 7 përqind nga tremujori i dytë i vitit të ardhshëm. Një rritje e konsiderueshme besoj që përmbush objektivin tonë për pagën e infermierëve dhe që rrit edhe shpërblimin e mjekëve”, tha kreu i qeverisë, gjatë aktivitetit të prezantimit të Buxhetit për Shëndetësinë, gjatë vitit 2019.
Kreu i qeverisë premtoi rritje të buxhetit për rimbursimin e barnave dhe investime në spitale.


