• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO T’IU THER TË GJITHËVE”/ Dëshmojnë KATËR shokët e Marvit që u vra për një karikues
Home
Breaking News

“DO T’IU THER TË GJITHËVE”/ Dëshmojnë KATËR shokët e Marvit që u vra për një karikues

20 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca e radhës ndaj katër të pandehurve, mbi të cilët rëndon akuza e “vrasjes me paramendim”. Bëhet fjalë për rastin e vrasjes së Marvi Mihalit, pas një sherri për një karikues telefoni.

Nën akuzë janë Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla. Në sallën e gjyqit, ditën e djeshme dëshmuan katër shokët e Marvi Mihalit, duke përfshirë edhe Armend Haxhiun, i cili ishte personi që i shiti telefonin Dejvi Bitrajt. Ai tha përpara Gjykatës se i ishte bërë presion në Polici teksa i merrej dëshmia.

Armend Haxhiu tregoi versionin e tij të ngjarjes, duke thënë se Marvi Mihali tentoi t’i ndante palët në konflikt. “Dejvi Bitrajt i kam shitur një celular, por pa karikues, sepse nuk e kisha me vete atë ditë. Dhe do t’ia jepja më vonë.

Pas momentit që i shita telefonin, nuk pata më kontakt me të sepse u largova me pushime. Kur u ktheva, më mori në telefon Marsel Alla dhe më tha se duhet t’i jepja karikuesin dhe unë i kam thënë që do t’ia jap. Pas kësaj, më ka marrë në telefon vetë Dejvis Bitraj, i cili më foli me tone të ashpra. Jam ndjerë i poshtëruar nga biseda.

Ne u mblodhëm disa çuna për të çuar karikuesin, ose lekët për karikuesin. Vendin se ku do të takoheshim e caktoi vetë Dejvi Bitraj, të cilin e kisha takuar vetëm një herë kur i kam shitur telefonin. Në momentin që i jam afruar Bitrajt, ai ka mërmëritur diçka dhe mua m’u duk se më shau, për këtë e kam qëlluar me grusht.

Pas kësaj, unë nuk i mbaj mend gjërat se si rrodhën dhe vetëm kur e gjej veten në fund të rrugës, pasi më goditën. Pasi jemi ngritur kemi shkuar te Spitali i Traumës se na thanë se ishte plagosur njëri, por aty unë nuk jam futur brenda dhe jam larguar, më pas më ka marrë Policia dhe kam marrë vesh që Marvi kishte ndërruar jetë”, ka thënë ai.

Një tjetër person që dëshmoi në gjyq ishte Xhuljo Memo, i cili tha se atë ditë, Marvi Mihali nuk donte të vinte në takim, por u bind nga Armend Haxhiu. Ai gjithashtu tha në Gjykatë se ka dëgjuar një person me bluzë të bardhë dhe të armatosur me thikë që i kërcënoi se do t’i therte të gjithë.

“Në vendin e ngjarjes gjërat kanë ndodhur shumë shpejt, ndërkohë unë kam parë një person me bluzë të bardhë, i cili bërtiti ‘Unë do t’iu ther të gjithë’”, tha ai. I pyetur për dëshminë në Polici, Memo tha se ishte ndjerë i vënë nën presion nga mënyra se si ishte marrë në pyetje.

Po kështu, në sallën e gjyqit ka dëshmuar edhe Xhoshlin Shata, kushëri i Marvi Mihalit. Ai ka thënë se sherrin e kanë nisur Armend Haxhiu dhe Dejvi Bitraj, ndërsa Marvi Mihali ka ndërhyrë t’i ndajë. Gjithashtu, Shata ka thënë se në Polici i është bërë presion duke iu thënë se “po merrnin shumë persona në qafë”.

“Armendi filloi të konfliktohej me Dejvi Bitrajn, ndërkohë Marvi shkoi që t’i ndante duke u futur në mes. Pas këtij episodi, atë e kanë qëlluar me thikë dhe ai është rrëzuar dhe më pas e kanë qëlluar edhe me shkelma.

Unë mund të them se kanë qenë 3-4 veta me thika, ndërkohë Bitraj ka qenë me një thikë flutur, me të cilën ka qëlluar Marvin. Në Polici më kanë ushtruar presion, kanë thënë që ishim duke i marrë në qafë shumë njerëz”, ka thënë ai. Edhe personi tjetër, Gynter Jaupi, ka thënë se në Polici i është bërë presion dhe se e vërteta është që të katërt personat ishin të armatosur me thikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çështja e çuditshme e yllit të Man Cityt/ Franca nuk e do ndërsa Spanja nuk mund ta ketë
Previous article HARROJENI "PROÇESIN SPORTIV"/ Nevina dhe Fjoralba bëhen bashkë në super formatin e ri (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI PËR KRERËT E UÇK/ Haga: Nuk u provua se kishte sulm të përhapur ndaj popullatës civile, bie akuza për krime kundër njerëzimit Breaking News

VENDIMI PËR KRERËT E UÇK/ Haga: Nuk u provua se kishte sulm të përhapur ndaj popullatës civile, bie akuza për krime kundër njerëzimit

EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë Aktualitet

EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë

I AKUZUAR PËR TRAFIK DROGE/ Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë Aktualitet

I AKUZUAR PËR TRAFIK DROGE/ Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT