• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E EMIGRANTËVE/ Katar-Itali: Dialog për zgjidhjen e krizës në Gjirin Persik
Home
Nderkombetare

KRIZA E EMIGRANTËVE/ Katar-Itali: Dialog për zgjidhjen e krizës në Gjirin Persik

20 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Emiri i Katarit Sheikh Temim bin Hamad Al Thani, u takua dje të Hënën me Presidentin Italian Sergio Mattarella, dhe diskutuan disa çështje në lidhje me Lindjen e Mesme, kryesisht krizën e Gjirit, ku të dy palët ranë dakord se kjo krizë nuk mund të zgjidhjet përveçse nëpërmjet dialogut të pakushtëzuar mes të gjithë aktorëve të përfshirë. Emiri i Katarit, shtoi se bisedimet përfshinë gjithashtu edhe situatën në Libi. Në këtë kontekst, Emiri Al Thani shprehu vlerësimin e tij për Republikën e Italisë, e cila organizoi Konferencën Ndërkombëtare të Palermos për Libinë, ku mori pjesë edhe Shteti i Katarit. Ai shprehu dëshirën që kjo konferencë të sjellë rezultate pozitive duke çuar në një zgjidhje të situatës në Libi pa ndërhyrje në çështjet e saj të brendshme, duke theksuar në të njëjtën kohë mbështetjen e Katarit për Qeverinë Kombëtare të Pajtimit të Libisë.

Lidhur me marrëdhëniet kataro-italiane, Emiri tha se ka një zhvillim të dukshëm në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, në mënyrë të veçantë në rrafshin ekonomik, dhe vuri në dukje praninë e kompanive italiane të cilat operojnë në Katar prej shumë vitesh duke kontribuar në modernizimin e infrastrukturës së vendit. Ai theksoi se kompanitë italiane janë të mirëpritura në Katar, pasi vendi synon të zbatojë së afërmi projekte të mëdha jo vetëm në lidhje me Botërorin e Futbollit “Qatar 2022”, por edhe si pjesë e Vizionit Kombëtar 2030 të Katarit, dhe ftoi kompanitë italiane të marrin pjesë në këto projekte.

Emiri shtoi se me Presidentin Italian diskutuan gjithashtu edhe bashkëpunimin dypalësh në fushat e shëndetësisë, kulturës dhe arsimit. Nga ana e tij, Presidenti Italian tha se shteti i Katarit është një partner i rëndësishëm në rajonin e ndjeshëm të Gjirit, dhe vlerësoi kontaktet e vazhdueshme midis dy vendeve. Sergio Mattarella theksoi se marrëdhëniet dypalëshe të bashkëpunimit janë pozitive dhe të qëndrueshme. Ato janë zgjeruar së fundmi dhe janë bërë më efektive në disa sektorë, veçanërisht në fushën e ekonomisë, tregtisë, shkencës, teknologjisë dhe kulturës. “Marrëveshjet që do të nënshkruhen nesër gjatë vizitës së Emirit janë tregues i qartë i marrëdhënieve të fuqishme midis dy vendeve” – shtoi Presidenti Italian.

Ai tha se gjatë takimit me Emirin u diskutuan tema të veçanta rreth rajonit të Gjirit dhe arenës ndërkombëtare në nivel të sigurisë dhe sfidave globale, duke theksuar se dialogu është baza për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje. Një ditë më parë (të dielën), Emiri i Katarit ishte në Kroaci për një vizitë dyditore, ku u takua me Presidenten Kolinda Grabar Kitaroviç në pallatin presidencial në Zagreb. Gjatë kësaj vizite u nënshkruan një numër marrëveshjesh dhe memorandumesh mirëkuptimi mes qeverive të të dy vendeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Real Madridi nis ofensivën për t’ia rrëmbyer SUPER TALENTIN Guardiolës
Previous article Tenisti Zviceran, Federer: Kam ende probleme me dorën, ja objektivat për vitin e ardhshëm

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit Botë

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

"SHBA PO MERR KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT"/ Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë Botë

"SHBA PO MERR KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT"/ Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT