• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministrat evropianë: Pakti për BREXITIN nuk mund të rinegociohet
Home
Nderkombetare

Ministrat evropianë: Pakti për BREXITIN nuk mund të rinegociohet

19 November, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Gjermania dhe shtetet tjera të Bashkimit Evropian i kanë thënë Britanisë të hënën se draft marrëveshja e tyre për Brexitin, nuk mund të rinegociohet, transmeton Rueters.

Kryeministrja britanike, Theresa May është duke u përballur me vëshirësi në Angli për të mbajtur gjallë paktin dhe për ta shtyrë në votim në Parlamentin Britanik, pavarësisht kritikave nga politikanët pro-Brexitit dhe përfaqësues të Irlandës Veriore që dëshirojnë ruajtjen e lidhjeve më të ngushta me BE-në.

“Nuk mund të arrihet pakt më i mirë se ky”, ka thënë ministri i Gjermanisë për Çështje Evropiane, Michael Roth.

Pas më shumë se dy vjetësh prej kur britanikët kanë votuar për t’u larguar nga BE-ja, të dyja palët janë pajtuar për një pakt fillestar dhe janë duke punuar në lidhjet e së ardhmes.

Pavarësisht pse fati i këtij pakti është i paqartë sa i përket palës britanike, BE-ja është duke bërë përgatitje për një samit të dielën e ardhshme lidhur me këtë çështje.

Një varg i liderëve kanë përsëritur deklaratat se megjithatë një pakt për Brexitin është më i mirë se ndonjë proces që mund të përfundojë pa marrëveshje në mes të BE-së dhe Britanisë.

“Secila marrëveshje është më e mirë në krahasim me Brexit pa pakt”, ka thënë ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn pasi ka arritur në Bruksel.

“Mendoj se është në interesin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian që marërveshja të bëhet realitet”, ka shtuar ai.

Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexitit.

Britania pritet të largohet nga blloku evropian në mars të vitit 2019./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Edicioni i parë i Ligës së Kombeve me surpriza, ja ekipet që do ta fitojnë këtë kompeticion (FOTO)
Previous article SUPERSFIDA/ Gjermania tronditet në fund, Holanda fiton grupin dhe spektaklin

F.autor

Postime të ngjashme

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT