• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PO U TREGONTE PISTOLETËN KUSHËRINJVE/ Detajet: Si e plagosi veten 15 vjeçari në Peqin kur…
Home
Breaking News

PO U TREGONTE PISTOLETËN KUSHËRINJVE/ Detajet: Si e plagosi veten 15 vjeçari në Peqin kur…

19 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Plagos veten me pistoletë, në gjendje kritike adoleshenti. Një 15-vjeçar ka plagosur veten aksidentalisht mbrëmjen e së hënës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është në rrezik për jetën.

Policia bën me dije se, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bicaj të Peqinit, ku në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë. Adoleshenti u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Mjekët bëjnë të ditur se, i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht bëhet e ditur se, 15-vjeçari kishte marrë armën (që dyshohet se i përket babait të tij), fshehurazi me qëllim për ta parë, por duke mos e njohur armën, ai ka kryer shkrepje të paqëllimshme. Për këtë arsye plumbi e ka kapur në gjoks.

Ndërkohë, grupi hetimor pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka nisur punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes”, bëhet e ditur nga policia.

Grupi hetimor ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën ka plagosur vetën 15-vjeçari. Ndërkohë në momentin e ngjarjes, G.B., ndodhej në banesën e tij i shoqëruar nga dy kushërinjtë e mitur kurse prindërit e tij mësohet se ndodhen në emigracion në Greqi.

15-vjeçari jetonte me gjyshërit dhe dyshohet se ai ka dashur t’u tregojnë armën dy kushërinjve në momentin që ka ndodhur shkrepja e paqëllimshme. Dy kushërinjtë e mitur të 15-vjeçarit janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për t’u marrë në pyetje në prani të psikologe. Mësohet se kanë qenë pikërisht dy kushërinjtë 16-vjeçari E. Tolaj dhe 17-vjeçari A. Bici, që e kanë dërguar të plagosurin në spital.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERSFIDA/ Gjermania tronditet në fund, Holanda fiton grupin dhe spektaklin
Previous article JU KUJTOHET ''RUBI''? Djali i saj po ''çmend'' vajzat por shihni si duket aktorja sot (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI PËR KRERËT E UÇK/ Haga: Nuk u provua se kishte sulm të përhapur ndaj popullatës civile, bie akuza për krime kundër njerëzimit Breaking News

VENDIMI PËR KRERËT E UÇK/ Haga: Nuk u provua se kishte sulm të përhapur ndaj popullatës civile, bie akuza për krime kundër njerëzimit

EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë Aktualitet

EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë

I AKUZUAR PËR TRAFIK DROGE/ Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë Aktualitet

I AKUZUAR PËR TRAFIK DROGE/ Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT