Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv komenton dekretin e presidentit Ilir Meta për emrin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm. Nga pikëpamja kushtetuese, thotë Berisha, Meta duhej ta dekretonte Sandër Lleshajn, me çdekretimin e tij si ushtarak.
“Formalisht, pas plotësimit të kushteve kushtetuese, ai duhej dekretuar. Moralisht, ai ishte tërësisht letër e djegur. Presidenti nuk mund të kthejë ministra, por është i obliguar të respektojë kushtetutën”, tha Berisha.


