Opozita e bashkuar që bëhet shpesh edhe e “ndarë”, duket se e ka kthyer qëllim në vetvete ti bashkohet çdo proteste të bërë nga qytetarët apo shoqëria civile për motive nga më të ndryshmet.
E vërteta është, se asnjëherë nuk kanë qënë të mirëpritur duke u vetëftuar gjithmonë pa dhënë asnjë fryt në këmbim.
Më e fundit është ajo e unazës së re, ku banorët kanë rreth dy javë që protestojnë për banesat e tyre. Si të mos u mjaftonin hallet, i duhet të mbajnë mbi “supe” edhe deklaratat e deputetëve të PD dhe LSI që ndryshojnë dita ditës.
Para kësaj, ishte Teatri. Aty ku opozita gjeti për pak kohë një kauzë derisa e la kur u shua edhe interesi mediatik. Ndërkohë, artistët vijojnë të protestat dhe takimet e tyre por pa opozitën.
Kujtojmë këtu edhe protestën e Kukësit, aty ku është shembulli tipit se si opozita e përvetësoi protestën duke e kthyer pakuptuar në kaozë të veten.
Që më pas u braktis nga kryedemokrati Basha, të cilën shumë prej protestuesve e quajtën edhe tradhtar pasi i la në baltë.
/AlpeNews.al





