• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Historia e fermerit/ “Hetues” privat për lopën e vjedhur, informacioni kushtoi 700 mijë lekë
Home
Sociale

Historia e fermerit/ “Hetues” privat për lopën e vjedhur, informacioni kushtoi 700 mijë lekë

6 December, 2017 Q.Autor Aktualitet, Sociale

Një fermer nga Trebinja, ankohen për policinë që nuk ka marrë asnjë masë për lopën dhe mëshqerrën që i kanë vjedhur. Hajdutin e ka gjetur vetë pasi ka paguar informator, por lopa me mëshqerrën nuk i janë kthyer. Për këtë arsye ai iu drejtua emisionit Fiks Fare për të gjetur një zgjidhje.

Xhevair Kajacka nga Guri i Bardhë i Njësisë Administrative të Trebinjës në rrethin e Pogradecit është pronar i një ferme me plot 100 lopë.

Ai është i rregullt me të gjitha detyrimet ndaj shtetit dhe ferma e tij paguan të gjitha taksat. Por në vitin 2015 tek kishte nxjerrë lopët si gjithmonë në kullote, shikon se një lopë dhe mëshqerra e saj nuk ndodheshin më aty ku i kishte lënë. Pas këtij konstatimi ai fillon kërkimet në pyll me frikën se mos i ka ngrënë ndonjë kafshë e egër. Por pas tre muaj kërkimesh ai bindet se lopët nuk janë ngrënë por janë vjedhur.

Menjëherë bënë denoncimin në polici për vjedhjen e lopës. Sipas tij policia nuk e vuri ujin në zjarr. Kështu ai mundohet të gjejë lopën me forcat e veta. Bën një njoftim nëpër zonë, ku i kërkon çdo personi të fshatit që nëse kishin informacion se kush mund të kishte vjedhur lopën do të paguhet.

I menjëhershëm ka qenë informatori i parë që i tregon se lopa ndodhet në kasollen e një banori nga Verdova e Pogradecit dhe për këtë shërbim ai paguhet plot 700 mijë lekë të vjetra. Xhevairi shkon të shoh vetë se nëse informacioni ishte i saktë apo jo. Për këtë njofton dhe policinë dhe së bashku shkojnë tek kasollja ku ishte sinjalizuar.

Përveç karakteristikave të tjera të lopës ai u pohon policëve se ka dhe një sinjal që lopët e tij e njohin, pasi ai ashtu i thërret. Duke u vërtetuar të gjitha fjalët e fermerit, policia hap një dosje, pra “dosjen e lopës së vjedhur”.

Deri më tani asgjë nuk është bërë për Xhevairin, pasi sipas tij dosja e lopës fle nëpër sirtarët e komisariatit të policisë së Pogradecit. Ai iu drejtua emisionit Fiks Fare se mund të vërë organet në lëvizje dhe t’i rikthehet lopa dhe mëshqerra që ndodhet aktualisht në kasollen e hajdutit. Ai gjithashtu kërkon edhe dëmshpërblim, pasi hajduti e ka shfrytëzuar qumështin e lopës për gati tre vjet./ TopChannel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi ditor, e mërkurë 6 dhjetor 2017/ Beqarët e kësaj shenje duhet të përfitojnë nga festat sepse...
Previous article Portretet e Lilianës për Nexhmijen: “Lady Makbeth”, fuqia më e errët në 70 vjet. Enveri e kuptoi…

Q.Autor

Postime të ngjashme

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në... Aktualitet

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në...

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT