Banorët e Astirit në Unazën e Re kanë dalë sërish mbrëmjen e sotme në protestë në ditën e 16-të për të mbrojtur shtëpitë e tyre, të cilat do të prishen për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.
Me thirrje kundër qeverisë dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj kanë kërkuar dëmshpërblim 100% të pronave të tyre. Deputetë të opozitës ndodhen sërish pranë protestuesve që kanë hedhur dhe kapsolla e fishekzjarrë.
“Shtëpitë tona janë me gjak”, kanë thirrur banorët. Menjeëherë kanë nisur edhe përplaset e para me policinë ku banorët kanë çarë rrethimin e kantierit.


