• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK/ Zbulohen 73,588 video, foto, numra dhe SMS. Si u zbërthye CELULARI i Ervis Martinajt
Home
Breaking News

VRASJA NË BLLOK/ Zbulohen 73,588 video, foto, numra dhe SMS. Si u zbërthye CELULARI i Ervis Martinajt

19 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në telefonin e Ervis Martinaj, janë në formën e SMS-ve, fotove, videove, biseda në platformat e komunikimit në Whats Up, Telegram, Viber dhe në platformën e komunikimit të Instagram.  Ekspertët izraelit pasi kanë zbuluar paswordin kanë mundur të rikthejnë në këtë telefon me (nr.IMEI që përfundon me shifrat 587) të gjitha komunikimet nga dita e parë kur ky aparat telefoni është përdorur nga biznesmeni i fushës së basteve sportive Ervis Martinaj.

Telefoni i markës Iphone X sekuestruar  biznesmenit Ervis Martinaj në spital ditën kur ai mbeti i plagosur në lokalin Monopol në Ish-Bllok është duke u analizuar nga Task Forca që udhëheq luftën me krimin e organizuar. Një burim nga kjo Task Forcë i tha Shqiptarja.com dhe Report Tv se pas kthimit të telefonit nga Izraeli ku u gjet paswordi ky telefon përmban 73,588 të dhëna.

I njëjti burim thotë se 73,588 të dhënat në telefonin e Ervis Martinaj, janë në formën e SMS-ve, fotove, videove, biseda në platformat e komunikimit në Whats Up, Telegram, Viber dhe në platformën e komunikimit të Instagram. Mes foto dhe video nga me te ndryshme, kishte edhe kjo selfie te Elvis Martinaj që shiheni.

Ekspertët izraelit pasi kanë zbuluar paswordin kanë mundur të rikthejnë në këtë telefon me (nr.IMEI që përfundon me shifrat 587) të gjitha komunikimet nga dita e parë kur ky aparat telefoni është përdorur nga biznesmeni i fushës së basteve sportive Ervis Martinaj.

Në kushtet e anonimatit një drejtues i Task Forcës i tha Shqiptarja.com dhe Report TV se: “Po analizojmë me detaje gjithçka kemi gjetur në telefonin e të arrestuarit Ervis Martinaj. I gjithë informacioni përftuar nga ky telefon po analizohet me kujdes dhe për ne është shumë i vlefshëm për të kuptuar dhe zbuluar aktivitetin e Ervis Martinaj përpara vrasjes në ish-Bllok”.

Gjata Apelit në Tiranë, paradites të së hënës Gjykata  pranoi apelin e tre prokurorëve për ta mbajtur në burg pa afat Ervis Martinajn. Seanca në apel është zhvilluar me dyer të mbyllura për arsye të sekretit hetimor, por një burim nga prokuroria  thotë se  prokurorët gjatë seancës së apelit kanë përmendur edhe ekspertimin që Task Forca po i bën 73,588 të dhënave gjetur në telefonin Iphone X të Martinajt.

Gjithashtu prokurorët e çështjes i thanë Gjykatës së Apelit se : “Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton dyshimi se është personi i regjistruar në listën e kontakteve të aparatit celular të sekuestruar Ervis Martinajt,  personit nën hetim me emrin “Aldoo”, me të cilin zhvillon komunikimin në chatin e platformës Telegram të cilit i kërkohet të “…afrohet…tek dyqani i Redit…me armë”. Pra nga ana jonë dyshohet se personi me emrin “Aldoo” është pikërisht shtetasi Eljon Hato (alias Esmerald Hato)”.

Pak ditë më parë, Artan Gjermeni gjyqtarë i Gjykatë Penale e Tiranës dha  një masë të dytë me vetëm 30 ditë burg për Martinajn që mbaronte me datë 4 Dhjetor.  Gjyqtari Artan Gjermeni vendosi në dyshim që celulari   ku  ishte regjistruar komunikimi via chat me ”Aldoo” mund të ishte vërtetë  i  Ervis Martinaj siç pretendonte Prokuroria.

Por, treshja e prokurorëve Kreshnik Ajazi, Artan Lulaj dhe Anisa Qilimi kanë  faktuar me sa duket që pikërisht ishte ai telefon i mbushur me video, foto, sms dhe numri i kontakteve  ishte i  Martinajt, dhe kështu  kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë nga 30 ditë burg që dha gjyqtari Artan Gjermeni në burg pa afat,  por kërkesa sot u pranua nga Gjykata e Apelit. Prokuroria e akuzon Martinajn si të përfshirë në konfliktin me armë brenda lokalit ‘Monopol’, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë, mbrëmjen e 4 tetorit, ku humbi jetën Fabiol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë. /Shqiptarja.com/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ KHABIB dhe McGREGOR do të ngjiten në ring? Ekziston një mundësi…
Previous article "NUK VESHIN TË BRENDSHME"/ Gazetarja shqiptare i kërkon skocezit të ngrejë fundin dhe e nxorri sheshit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT